Njoftime
Në kuadër të bashkëpunimit disavjeçar me Universitetin Aldo Moro, Bari, Itali, kemi këtë javë lektor të ftuar në Departamentin e Shkencave Sociale dhe Edukimit Qytetar, Prof. Gaetano Dammacco dhe Prof. Roberta Santoro të cilët po zhvillojnë leksion me studentët e programeve të studimit të këtij departamenti.
Profesorë të huaj në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”
Fakulteti i Shkencave të Edukimit në Universitetin e Elbasanit "Aleksandër Xhuvani" mbajti me sukses Konferencën e 3-të Ndërkombëtare me temë "Globalizimi dhe Integrimi në Edukimin Bashkëkohor". Në fjalën e tij përshëndetëse rektori i universitetit, Prof.dr. Skender Topi, shprehu vlerësimin për angazhimin dhe organizimin e konferencave shkencore, duke u kthyer në promotor të shumë iniciativave, përfshirë këtu projekte të shumta të fituara në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Një shëmbull i shkëlqyer i këtyre iniciativave është edhe pjesëmarrja e gjerë e profesorëve brenda dhe jashtë vendit, duke treguar kështu edhe njëherë që largësia nuk pengon zhvillimin e bashkëpunimit kur si qëllim është arsimi. Kjo konferencë e organizuar nga Fakulteti i Shkencave të Edukimit, shërben si një platformë për studies, kërkues, akademikë dhe profesionistë nga e gjithë bota, për të bashkëndajnë ide, perspektiva dhe këndvështrime të reja, duke kontribuar në zhvillimin e njohurive shkencore në fushën e edukimit.
Prej vitit 2019, pranë Fakultetit të Shkencave të Edukimit është krijuar dhe funksionon Laboratori T@SK.
Ky laborator, vjen si një investim i jashtëzakonshëm i projektit për ngritjen e kapaciteteve të titulluar ‘Towards increased Awareness, responsibility and shared quality in Social Work’.
Laboratori ka në përmbërje të tij një infrastrukturë të pasur teknologjike për mësimdhënien në distancë, duke oftuar platformën Moodle. Moodle ose ndryshe Learnig Management System është vënë në funkion në nëntor të Vitit 2019 për departamenin e Shkencave Sociale në Fakultetin e Shkencave të Edukimit.
Është operuar në 64 module të ndara në 4 programe studimi, Bachelor dhe Master. Tashmë numërojmë plot 200 studentë që janë aksesuar në platformë dhe në modulet e tyre përkatëse. Gjithashtu Departamenti I Shkencave Sociale ka vënë në funksion të plotë zhillimin e mësimit online në platformën Moodle. Studentët në platformë marrin leksionet nga lektorët e tyre për materialet studimore përkatëse që ata zhvillojnë.
Kjo konferencë e organizuar nga Fakulteti i Shkencave të Edukimit është kthyer tashmë në një traditë, ku mblidhen së bashku studiues nga fusha e arsimit, akademikë, drejtues dhe mësues të sistemit arsimor parauniversitar, specialistë dhe studentë.
Në fjalën e tij përshëndetëse rektori i universitetit, Prof.dr Skender Topi, theksoi rëndësinë e bashkëpunimeve në fushën e arsimit dhe rolin që ka luajtur prej vitesh ndërkombëtarizimi në rritjen e cilësisë si institucion i arsimit të lartë.
Konferenca e 2-të Ndërkombëtare me temë "Globalizimi dhe Integrimi në Edukimin Bashkëkohor"
Në kuadër të Javës Evropiane të Sportit në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” u zhvilluan një sërë aktivitetesh.
Në bashkëpunim me Federatën e Sportit Universitar dhe Departamentin e Edukimit Fizik dhe Sportit në Fakultetin e Shkencave të Edukimit u organizuan disa veprimtari sportive.
Kështu u zhvillua kampionati në minifutboll për meshkuj, volejboll për femra, basketboll për meshkuj, tenis meshkuj dhe femra etj.
Aktivitetet u asistuan nga personeli akademik i Departamentit të Edukimit Fizik dhe Sporteve.