Universiteti i Elbasanit merr pjesë në trajnimin e projektit LAIA për Inteligjencën Artificiale
Universiteti i Elbasanit, i përfaqësuar nga Prof. as. dr. Erind Bedalli dhe Dr. Rexhep Rada, mori pjesë në trajnimin e organizuar në kuadër të projektit LAIA (Laboratory on Artificial Intelligence in Albania and Kosovo), i cili u zhvillua pranë Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë në Tiranë.
Ky aktivitet trajnues u fokusua te metodologjitë e reja të mësimdhënies dhe zhvillimet më të fundit në fushën e Inteligjencës Artificiale. Gjatë sesioneve, profesorët ndoqën prezantime nga ekspertë ndërkombëtarë si; Profesor Ilias Magklogiannis dhe Dr. Christina Kontogoulidou nga Universiteti i Piraeus, si edhe Prof. Sadok Ben Yahia nga Universiteti i Danimarkës.
Angazhimi i Universitetit të Elbasanit në këtë projekt mundëson integrimin e teknologjive moderne, duke e shndërruar potencialin e Inteligjencës Artificiale në vlerë të shtuar për kurrikulat akademike dhe procesin mësimor.
Universiteti i Elbasanit merr pjesë në trajnimin e projektit LAIA për Inteligjencën Artificiale
Aktivitete në UE
Biblioteka
Njoftime
Kontakte