Zhvillohet në Universitetin e Elbasanit trajnimi në kuadër të Projektit SuProm “Sustainable project management in Balkan HEIs” (Manaxhimi i qëndrueshëm i projekteve në IAL-të e Ballkanit”
Në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” u zhvillua një trajnim dy ditor me fokus manaxhimin e projekteve, në kuadër të projekti Erasmus-LS financuar nga Bashkimi Europian, me titull SuProM - “Sustainable project management in Balkan HEIs” (Manaxhimi i qëndrueshëm i projekteve në IAL-të e Ballkanit”, projekt i cili ka një kohëzgjatje 2-vjeçare dhe ka si qëllim kryesor modernizimin e arsimit të lartë në vendet e Ballkanit Perëndimor. Në këtë projekt UNIEL është partner në një konsorcium prej 9 universitetesh, drejtuar nga Universiteti i Ljubjanes në rolin e koordinatorit.
Projekti u prezantua nga koordinatorja per Universitetin e Elbasanit Prof.as.Dr.Imelda Sejdini dhe me tej, Znj.Vika Pusnič dhe Prof..Helena Kovačič nga Universiteti i Ljubjanes i njohën të pranishmit me aktivitetet e planifikuara për realizimin e këtij projekti.
Rektori i UNIEL Prof.Dr.Elvira Fetahu në fjalën e hapjes ndër të tjera, theksoi rëndësinë e ketij tranimi si një mundësi për shkëmbimin e praktikave më të mira në manaxhimin e projekteve me institucionet partnere dhe se pjesemarrja ne projekte të tilla si SuProM është pjesë e një vizioni më të gjerë, atij të modernizimit dhe nderkombetarizimit të arsimit të lartë. Nevoja për të rritur kapacitetet dhe aftesitë e stafit sot janë një domosdoshmëri per rritjen dhe zhvillimin institucional.
Në sesionin plenar të këtij aktiviteti ishin te ftuar Z.Miha Prezelj, përfaqësues i Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqiperi, Znj.Mirela Muço, Drejtore e AKKSHI, Znj. Klaudia Krasnika, Nënkryetare e Bashkisë Elbasan dhe Z.Blendi Gremi, Drejtor i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Projekteve të Keshillit të Qarkut Elbasan, të cilët ndanë përvojat e tyre në lidhje me manaxhimin e projekteve.
Fokusi i trajnimi të zhvilluar në kuadër të këtij projekti, ishte përmirësimi i njohurive ekzistuese, përmirësisimi i aftësive dhe rritja e besimit në manaxhimin e projekteve të stafit akademik dhe administrativ të IAL-ve dhe më tej të studentëve, nëpërmjet përfshirjes në kurrikula të kurseve të trajnimit apo moduleve për manaxhimin e projekteve.
Aktivitete në UE
Biblioteka
Njoftime
Kontakte