Qendrat kërkimore

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Kerkimi shkencor ne UE, Buletini shkencor ,Uniel


Buletini shkencor

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Kerkimi shkencor ne UE, Qendrat kërkimore ,Uniel


Qendrat kërkimore

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Kerkimi shkencor ne UE, Publikime ,Uniel


Publikime

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Kerkimi shkencor ne UE, Euro-Balkan Law and Economics Review Journal ,Uniel

Euro-Balkan Law and Economics Review Journal

Shiko me shume

Qendra e studimeve albanologjike dhe ballkanologjike "Aleks Buda"

Qendra kërkimore e studimeve albanologjike dhe ballkanologjike (QSAB) krijohet në Dhjetor të vitit 2011 pranë Fakultetit të Shkencave Humane të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit, si një strukturë shkencore autonome me karakter ndërdisiplinor dhe ndërballkanik.

Qëllimi i QSAB-së është të nxisë kërkimet rreth dukurive me karakter shqiptar dhe me karakter të ballkanizuar përgjatë historisë, duke krijuar mundësi debati shkencor midis shkollave kombëtare të kërkimit në rajon dhe përfaqësuesve individualë të tyre.

QSAB-ja synon të veprojë në këto fusha: antropologji, arkeologji, histori, etnologji, folklor, gjuhë, letërsi, arti, qytetërim, besim dhe fusha të tjera. Aktualisht (2020) QSAB përbëhet nga 7 anëtarë, punonjës kërkimorë dhe akademikë. Aktiviteti shkencor i anëtarëve Qendrës realizohet nëpërmjet projekteve individuale dhe në grup, nga anëtarët e qendrës, si dhe punës individuale kërkimore sipas planifikimit vjetor, të cilët mund të bashkëpunojnë me punonjës akademikë të departamenteve të histori-gjeografisë, gjuhës shqipe, letërsisë, gjuhëve të huaja të Fakultetoit të Shkencave Humane apo departamenteve të tjerë të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit.

Lidhje të vijueshme Qendra e Studimeve Albanologjike e Ballkanologjike mban me departamente e qendra kërkimore të Universitetit të Tiranës, të Korçës, të Shkodrës, gjithashtu me Akademinë e Studimeve Albanologjike të Tiranës. Lidhje dhe bashkëpunime Qendra ka edhe me universitete jashtë vendi, si Universiteti i Prishtinës në Kosovë, Universitetet e Tetovës në Maqedoninë Veriore, Universiteteti i Edrenesë në Turqi, etj.