MODALITETET PËR PRANIMIN E STUDENTËVE NË PROGRAMIN E CIKLIT TË TRETË TË STUDIMIT DOKTORATË NË “ALBANOLOGJI”, PËR VITIN AKADEMIK 2024-2025
Programi i studimit Doktoratë në “Albanologji” përfshihet në ciklin e tretë të studimeve universitare, në përfundim të të cilit lëshohet diploma për gradën shkencore “Doktor i Shkencave në Albanologji”. Programi i doktoratës synon të nxisë kërkimin shkencor, duke u orientuar drejt thellimit, rikonceptimit dhe riintegrimit të njohurive shkencore, për të sjellë risi në mendimin shkencor.