Zhvillohet takimi i katërt i grupit të punës së projektit LAIA- Laboratories of Artificial Intelligence in Albania and Kosovo në Universitetin e Elbasanit
Në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” për dy ditë radhazi u zhvillua takimi i katërt i grupit të punës së projektit LAIA – Laboratories of Artificial Intelligence in Albania and Kosovo, i financuar nga Bashkimi Europian përmes programit Erasmus+.
Në këtë takim morën pjesë partnerë nga Shqipëria, Kosova, Greqia dhe Danimarka, të cilët diskutuan mbi ecurinë e projektit dhe hapat e ardhshëm drejt zhvillimit të programeve moderne në fushën e Inteligjencës Artificiale.
Rektorja e Universitetit të Elbasanit, Prof. Dr. Elvira Fetahu, vlerësoi rëndësinë e projektit për forcimin e kapaciteteve akademike dhe krijimin e mundësive të reja për studentët dhe personelin akademik, duke theksuar rolin e bashkëpunimit ndërkombëtar në këtë proces.
Partnerët prezantuan rezultatet e deritanishme dhe objektivat që do të udhëheqin fazat e ardhshme të projektit.
Aktivitete në UE
Biblioteka
Njoftime
Kontakte