Universiteti i Elbasanit pjesë e Takimit Ndërkombëtar të Projektit HEGenAI në DTU, Danimarkë
Në kuadër të projektit HEGenAI (Inteligjenca Artificiale Gjeneruese për Vlerësimin dhe Feedback-un në Arsimin e Lartë), i financuar nga Agjencia Daneze për Arsimin e Lartë dhe Shkencën dhe i zbatuar përmes programit Erasmus+ KA2, u zhvillua me sukses takimi i parë shumëpalësh me temë: “Inteligjenca Artificiale Gjeneruese për Vlerësimin dhe Feedback-un në Arsimin e Lartë: Rishikime dhe Studime Empirike nga Pesë Vende”, i organizuar në Universitetin Teknik të Danimarkës (DTU).
Takimi mblodhi mbi 170 pjesëmarrës nga universitete dhe institucione kërkimore të Danimarkës, Suedisë, Gjermanisë, Palestinës dhe Shqipërisë. Aktiviteti u bashkëfinancua nga programi Erasmus+ dhe Akademia Daneze e Shkencës së të Dhënave (DDSA).
Universiteti i Elbasanit ishte pjesë e këtij aktiviteti përmes kontributit të profesorëve Xhensila Abazi dhe Erion Selimi, të cilët prezantuan punime kërkimore në fushën e përdorimit të Inteligjencës Artificiale Gjenerative në arsimin e lartë, me fokus në vlerësimin dhe praktikat e feedback-ut akademik.
Ky aktivitet shërbeu si një platformë e rëndësishme për shkëmbimin e eksperiencave dhe për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar midis institucioneve partnere të projektit HEGenAI, duke theksuar rëndësinë e përdorimit etik, të përgjegjshëm dhe pedagogjikisht të vlefshëm të inteligjencës artificiale në arsimin e lartë.
Universiteti i Elbasanit vlerëson pjesëmarrjen në këtë projekt si një mundësi të rëndësishme për zhvillimin e kapaciteteve kërkimore dhe rritjen e angazhimit në rrjetet ndërkombëtare të kërkimit shkencor.
Universiteti i Elbasanit pjesë e Takimit Ndërkombëtar të Projektit HEGenAI në DTU, Danimarkë
Aktivitete në UE
Biblioteka
Njoftime
Kontakte