Universiteti i Elbasanit në takimin përmbyllës të projektit SHAPE
Universiteti i Elbasanit mori pjesë në takimin përmbyllës të Projektit SHAPE – “Sport, Health, and the People: A Western Balkan University Network”. Ky projekt trevjeçar, i financuar nga Bashkimi Europian përmes programit Erasmus+ (Capacity Building in Higher Education), ka shërbyer si një nismë kyçe për ngritjen e kapaciteteve në arsimin e lartë dhe promovimin e shëndetit përmes sportit.
Në takim morën pjesë pedagogë dhe studentë të Departamentit të Edukimit Fizik dhe Sporteve, ku një arritje e veçantë për Universitetin e Elbasanit ishte përfundimi me sukses i Programit të Avancuar të Studimit (Advanced Study Program) nga studentët tanë Luis Luzi, Enri Dedja dhe Arbër Biçoku, të cilët u vlerësuan me certifikata gjatë takimit.
Projekti u koordinua nga UBT, me partnerë Universitetin e Elbasanit "Aleksandër Xhuvani", Universitetin e Romës “Foro Italico”, Universitetin e Vjenës, Universitetin e Sporteve të Tiranës Universitetin e Tetovës, Universitetin e Prishtinës dhe Universitetin e Shkodrës. Ky takim jo vetëm që përmbylli një cikël të suksesshëm trevjeçar, por hodhi gjithashtu themelet për nisma dhe projekte të reja të përbashkëta në të ardhmen.
Universiteti i Elbasanit në takimin përmbyllës të projektit SHAPE
Aktivitete në UE
Biblioteka
Njoftime
Kontakte