Pedagogë dhe studentë të Elbasanit në 'EducaThon': Projektimi i së ardhmes përmes Realitetit Virtual"
Pedagogë dhe studentë të Universitetit të Elbasanit morën pjesë në veprimtarinë ndërkombëtare “International Distributed EducaThon”, e zhvilluar në Universitetin “Džemal Bijedić” në Mostar, në kuadër të Shkollës Verore Erasmus EduGAME.
Gjatë aktivitetit, ekipet multidisiplinare projektuan përvoja immersive në realitet virtual (VR), duke prezantuar mënyra të ndryshme të festimit të Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve në kontekste të ndryshme kulturore.
Pedagogët morën pjesë fizikisht në Mostar, ndërsa studentët e programit Bachelor në Arsimin Fillor u angazhuan në format online, duke bashkëpunuar me universitete partnere nga Bosnja dhe Hercegovina, Shqipëria dhe Tunizia.
Pjesëmarrësit realizuan projekte kreative dhe u pajisën me certifikata, duke dëshmuar aftësi bashkëpunuese dhe kompetenca në përdorimin e teknologjive digjitale. Ky aktivitet përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt ndërkombëtarizimit dhe inovacionit në mësimdhënie.
Aktivitete në UE
Biblioteka
Njoftime
Kontakte