“Fin4Good – Rruga edukative drejt mikrofinancës së aplikuar” synon të transformojë arsimin e lartë në fushën e mikrofinancës dhe ekonomisë sociale. Projekti prezanton një kornizë të integruar arsimore që kombinon metoda inovative të mësimdhënies, mjete të të nxënit të gamifikuar dhe bashkëpunim ndërkulturor për të rritur cilësinë dhe rëndësinë e arsimit në të gjithë Europën.
Fin4Good i përgjigjet nevojës në rritje për edukim financiar dhe për arsim në ekonominë sociale, duke adresuar boshllëqet ekzistuese në kurrikulat e arsimit të lartë dhe duke fuqizuar studentët që të bëhen kontribuues aktivë në zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm dhe përfshirjen sociale.
Synimi i këtij projekti është të ofrojë një mbështetje sistematike për IAL-të në Ballkanin perëndimor në mënyrë që të përmirësojnë njohuritë e tyre rreth çeshtjeve të manaxhimit të projekteve dhe të ofrojë mbështjetje në rritjen e aftësive nëpërmjet zhvillimit të trajnimeve për manaxhimin e projekteve për stafin e IAL-ve dhe më tej hartimin e kurseve dhe përmirësimin e kurrikulave nëpërmjet përfshirjes së moduleve për manaxhimin e projekteve për studentët.
https://www.suprom-project.eu/
Projekti SuProM- “Sustainable project management in Balkan HEIs”
Inteligjenca Artificiale gjeneruese për vlerësimin dhe reagimet në arsimin e lartë
Qëllimi i projektit: Ky projekt synon të përmirësojë motivimin, ndërveprimin e menjëhershëm, diskutimin interaktiv, gjenerimin e ideve dhe zbatueshmërinë e vlerësimit dhe feedback-ut në lëndët e programeve të arsimit të lartë multidisiplinar në shkencë, teknologji, inxhinieri dhe mjekësi (STEM), përmes integrimit të mjeteve të Inteligjencës Artificiale Gjeneruese (GenAI). Ideja kryesore dhe aktivitetet e këtij projekti të propozuar paraqiten për herë të parë në kuadër të programit Erasmus+, pasi të gjitha projektet e mëparshme që lidhen me GenAI nuk janë konceptuar dhe zbatuar në fushën e vlerësimit dhe feedback-ut. Projekti bashkon një konsorcium universitetesh dhe partnerësh nga industria, që vijnë nga Evropa, Ballkani Perëndimor dhe Mesdheu Jugor.
The module's primary objective is to provide students with knowledge on the European Entrepreneurship Ecosystem domains, focusing on structural
complexity, market dynamics, and operational strategies with an emphasis on Albania's position and integration process.
Jean Monnet Module European Entrepreneurial Ecosystem for the European Integration of Albania