Rektorja e Universitetit të Elbasanit Prof. Dr. Elvira Fetahu viziton ambientet e Laboratorit Kërkimor Shkencor të UE-së
Rektorja e Universitetit të Elbasanit Prof. Dr. Elvira Fetahu, vizitoi ambientet e Laboratorit Kërkimor Shkencor të Fakultetit të Shkencave të Natyrës në UE, për prezantimin e analizës vjetore të punës së këtij laboratori.
Ky laborator ndër më cilësorët dhe akredituarit në Shqipëri, garanton cilësi dhe besueshmëri përmes testimeve ndërkombëtare, pajisjeve të kalibruara dhe trajnimit të vazhdueshëm të stafit, në ofrimin e shërbimeve në fushën e industrisë së ndërtimit dhe mekanikës. Gjithashtu, mbështet programet akademike të universitetit, duke ofruar mundësi praktike për studentët.
Në këtë vizitë, Rektorja vlerësoi punën e bërë nder vite nga stafi dhe kontributin e laboratorit në fushën e kërkimit shkencor dhe arsimit praktik, duke theksuar rëndësinë e investimeve të vazhdueshme për të mbajtur standardet më të larta në fushën e testimeve dhe analizave shkencore.