Universiteti i Elbasanit në Javën e Praktikës Profesionale të Projektit Erasmus+ SHAPE në Romë
Në kuadër të projektit Erasmus+ SHAPE – Sport, Health, and the People: A Western Balkan University Network, studentë dhe pedagogë të Universitetit të Elbasanit "Aleksandër Xhuvani" morën pjesë në javën e praktikës profesionale të zhvilluar në Universitetin e Romës “Foro Italico”, Itali.
Gjatë kësaj jave, pjesëmarrësit u angazhuan në aktivitete akademike dhe praktike, duke shkëmbyer përvoja me studentë dhe pedagogë nga universitetet partnere të projektit. Praktika ndërkombëtare synon të forcojë kompetencat profesionale të studentëve dhe të nxisë bashkëpunimin ndëruniversitar në fushat e sportit, shëndetit dhe edukimit.
Në aktivitet morën pjesë përfaqësues nga universitetet partnere të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Italisë, duke forcuar bashkëpunimin ndërinstitucional në kuadër të projektit SHAPE, i cili synon zhvillimin e programeve të avancuara të studimit dhe krijimin e mundësive ndërkombëtare për studentët.
Universiteti i Elbasanit në Javën e Praktikës Profesionale të Projektit Erasmus+ SHAPE në Romë
Aktivitete në UE
Biblioteka
Njoftime
Kontakte