Universiteti i Elbasanit organizon aktivitet sportiv me rastin e Ditës Botërore të Shëndetit Mendor
Me rastin e 10 Tetorit, Ditës Botërore të Shëndetit Mendor, pedagogë dhe studentë të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” organizuan një aktivitet sportiv në ambientet e Spitalit Psikiatrik “Sadik Dinçi” në Elbasan, në kuadër edhe të projektit SHAPE – “Sport, Health, and the People: A Western Balkan University Network”, financuar nga Bashkimi Evropian përmes programit Erasmus+.
Aktiviteti synoi të përcillte mesazhin se shëndeti mendor është po aq i rëndësishëm sa ai fizik dhe se sporti, aktiviteti fizik dhe përfshirja sociale luajnë një rol të rëndësishëm në mirëqenien emocionale dhe psikologjike të individit.
Përmes lojërave dhe veprimtarive sportive, studentët dhe pedagogët krijuan një atmosferë pozitive, të karakterizuar nga bashkëpunimi dhe solidariteti, duke promovuar vlerat e respektit, gjithëpërfshirjes dhe mbështetjes për personat që përballen me vështirësi të shëndetit mendor.
Ky aktivitet përfaqëson një shembull të bashkëpunimit mes universitetit dhe institucioneve shëndetësore, duke theksuar se kujdesi për shëndetin mendor kërkon angazhim të përbashkët, ndërgjegjësim dhe humanizëm.
Universiteti i Elbasanit organizon aktivitet sportiv me rastin e Ditës Botërore të Shëndetit Mendor
Aktivitete në UE
Biblioteka
Njoftime
Kontakte