Studentët e Fakultetit të Biznesit dhe Drejtësisë në Universitetin e Elbasanit fitojnë Çmimin e Parë për Qëndrueshmërinë e Portofolit Virtual
Studentët e Fakultetit të Biznesit dhe Drejtësisë në Universitetin e Elbasanit fitojnë Çmimin e Parë për Qëndrueshmërinë e Portofolit Virtual në Lojën Ndërkombëtare të Bursës së Shtutgart, organizuar nga Deutsche Sparkassenstiftung für Internationale Kooperation (DSIK) në bashkëpunim me Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare (AMF).
Studentët Klised Rungo, Katerina Kulla, Sonja Lleshanaku dhe Ilda Alla, fituesit e këtij konkursi, u pritën nga Rektorja e Universitetit, Prof. Dr. Elvira Fetahu, e cila vlerësoi dhe inkurajoi angazhimin e tyre dhe mbështetjen e personelit akademik.
Ky sukses është një dëshmi e aftësive të tyre të jashtëzakonshme në analizën financiare dhe menaxhimin e investimeve në një platformë që simulon tregjet reale të bursës.
Ftojmë të gjithë studentët të përfitojnë nga mundësitë e ofruara, të angazhohen në projekte sfiduese dhe të zhvillojnë aftësitë e tyre në një mjedis që nxit inovacionin dhe ekselencën akademike.