Marrëveshje Bashkëpunimi me Universitetin e Prishtinës
Në kuadër të Ceremonisë Solemne për 55-vjetorin e themelimit të Universitetit të Prishtinës, Rektorja e Universitetit të Elbasanit, Prof. Elvira Fetahu dhe Rektori i Universitetit të Prishtinës, Prof. Arben Hajrullahu, nënshkruan një Marrëveshje Bashkëpunimi.
Kjo marrëveshje synon të forcojë bashkëpunimin në arsim, kërkimin shkencor dhe aktivitetet inovative, duke krijuar mundësi të reja për studentët dhe stafin akademik të të dy universiteteve.
Prof. Fetahu theksoi se ky bashkëpunim i formalizuar nuk është vetëm një dëshirë, por edhe një angazhim i përbashkët i personelit akademik të Universitetit të Elbasanit, me synimin për të qenë në shërbim të studentëve dhe zhvillimit akademik.