Ambasadorja e Hungarisë në Shqipëri, Znj. Martina Kasnyik në Universitetin e Elbasanit
Rektorja e Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, Prof. Dr. Elvira Fetahu, priti në një takim ambasadoren e Hungarisë në Shqipëri, znj. Martina Kasnyik.
Në fokus të bisedës ishte ndërkombëtarizimi i UE-së, duke përfshirë zgjerimin e bashkëpunimeve me universitetet hungareze në kuadër të programeve të mobilitetit, si dhe zhvillimin e projekteve të përbashkëta shkencore dhe akademike.
Në kuadër të vizitës së saj, znj. Kasnyik zhvilloi gjithashtu një takim me studentët, ku prezantoi programin e mirënjohur të bursave në Hungari “Stipendium Hungaricum”, si dhe procedurat që duhen ndjekur për të aplikuar.
Ky bashkëpunim synon të hapë mundësi të reja për studentët dhe personelin akademik të UE-së, duke përforcuar lidhjet akademike mes dy vendeve.
Ambasadorja e Hungarisë në Shqipëri, Znj. Martina Kasnyik në Universitetin e Elbasanit
 
      
				 Aktivitete në UE
Aktivitete në UE 
				 Biblioteka
 Biblioteka 
				 Njoftime
Njoftime 
				 
				 Kontakte
Kontakte