Organizohet konkursi letrar “Magjia e Fjalës”
Departamenti i Letërsisë dhe Gazetarisë në Fakultetin e Shkencave Humane të Universitetit të Elbasanit, me synimin për të nxitur të rinjtë drejt krijimtarisë artistike dhe ruajtjes së gjuhës amtare, organizoi konkursin letrar “Magjia e Fjalës”, me pjesëmarrjen e nxënësve të shkollave të mesme të Bashkisë Elbasan.
I ftuar për të folur rreth përkthimit në shqip të veprave të antikitetit grek ishte përkthyesi Sokol Çunga, i cili ndau me të pranishmit risitë që sjellin përkthimet e tij.
Krijimtaria e nxënësve u vlerësua nga një juri e përbërë nga pedagogë dhe studiues të letërsisë, të cilët çmuan origjinalitetin, stilin dhe thellësinë artistike të veprave të paraqitura.
Në përfundim të konkursit, u shpallën fituesit në kategori të ndryshme, të cilët u vlerësuan me certifikata mirënjohjeje për angazhimin dhe pasionin e tyre për letërsinë.
Ky aktivitet synon të kthehet në një traditë të përvitshme, duke krijuar një hapësirë të rëndësishme për shprehjen e talenteve të reja dhe promovimin e pasionit për gjuhën dhe letërsinë shqipe.