Prof.dr. Elvira Fetahu në takimin me AKKSHI për Projektet e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit për vitin 2025
Ministria e Arsimit dhe e Sporteve, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit, organizuan një takim informues mbi Shpalljen e Thirrjeve për Projektet e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit për vitin 2025.
Rektorja e Universitetit të Elbasanit, Prof. Dr. Elvira Fetahu theksoi rëndësinë e projekteve të aplikuara dhe të fituara nga Universiteti i Elbasanit në përmirësimin e mjediseve të studimit dhe kërkimit, në digjitalizimin e bibliotekës, në laboratorët e avancuar, dhe përfshirjen e gjerë të personelit akademik në projekte kombëtare e ndërkombëtare, duke forcuar reputacionin shkencor dhe angazhimin për zhvillim të qëndrueshëm.