Historiku i fakultetit
Ky fakultet është njësia me traditën më të gjatë në këtë institucion. Që më hapjen e Institutit të Lartë Pedagogjik, më 1971, katedra e gjuhë-letërsisë ishte pjesë e njësisë së arsimit të lartë. Ky fakultet përmban programe studimi me ndikim shoqëror dhe është një faktor në tregun e punës dhe në kulturën jo vetëm të qytetit, por dhe më gjerë. Në vitin 1971 në ILP “A.Xhuvani” filluan studimet në dy degë: gjuhë-letërsi dhe matematikë-fizikë. Në vitin e parë të degës gjuhë-letërsi kishte vetëm një grup prej jo më shumë se 25 studentësh.

Fakulteti sot Aktualisht Fakulteti i Shkencave Humane ka në përbërjen e tij departamentet e gjuhësisë, të letërsi dhe gazetarisë, histori –gjeografisë, gjuhëve të huaja dhe Qendrën e Studimeve Albanologjike dhe Ballkanologjike "Aleks Buda".
Dekan i Fakultetit të Shkencave Humane është Prof. as. dr. Ardian Lami
Zëvendësdekane e Fakultetit Dr. Edlira Gugu
Zëvendësdekane e Fakultetit Prof. as. dr. Lenida Lekli
Përgjegjës i Departamentit të Gjuhësisë Dr. Aurela Basha
Përgjegjës i Departamentit të Letërsisë dhe Gazetarisë Dr. Mirela Shella
Përgjegjës i Departamentit të Historisë dhe Gjeografisë Prof. dr. Rudina Mita
Përgjegjës i Departamentit të Gjuhëve të Huaja Dr. Fatos Gjata
Përgjegjës i Qendrës së Studimeve Albanologjike dhe Ballkanologjike Prof. as. dr. Florenca Stafa