Veprimtari

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani , Fakulteti i shkencave humane ,  Historiku i fakultetit ,Uniel


Historiku i fakultetit

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani , Fakulteti i shkencave humane ,  Njësitë përbërëse ,Uniel


Njësitë përbërëse

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani , Fakulteti i shkencave humane ,  Programet e studimit ,Uniel


Programet e studimit

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani , Fakulteti i shkencave humane ,  Njoftime ,Uniel

Njoftime

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani , Fakulteti i shkencave humane ,  Veprimtari ,Uniel


Veprimtari

Shiko me shume

Zhvillohet në Universitetin e Elbasanit Konferenca Shkencore Ndërkombëtare “100 Vjet nga Republika Parlamentare Shqiptare”

Departamenti i Histori-Gjeografisë në Fakultetin e Shkencave Humane të Universitetit të Elbasanit, në bashkëpunim me institucione partnere brenda dhe jashtë vendit, organizoi Konferencën Shkencore Ndërkombëtare dy ditore “100 Vjet nga Republika Parlamentare Shqiptare”.

Ky aktivitet mblodhi historianë, akademikë dhe studiues për të reflektuar mbi zhvillimet historike, politike dhe sociale në formimin e shtetit modern shqiptar dhe institucioneve demokratike.

Në fjalën përshëndetëse, Rektorja e Universitetit të Elbasanit, Prof. Dr. Elvira Fetahu, theksoi rëndësinë e organizimit të eventeve të tilla për të ndërtuar ura bashkëpunimi mes studiuesve, për të sjellë perspektiva të reja dhe për të inkurajuar brezin e ri në kërkimin shkencor , duke forcuar lidhjet mes akademisë dhe shoqërisë.

Më shumë

Organizohet në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” tryezë diskutimi në bashkëpunim me Qendrën për Transparencë dhe Informim të Lirë

Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, në bashkëpunim me Qendrën për Transparencë dhe Informim të Lirë, organizoi një tryezë diskutimi me titull “Ngritja e kapaciteteve në mediat audiovizive për përdorimin e Inteligjencës Artificiale (AI) në pajtim me standarde etike dhe profesionale të gazetarisë”. Ky projekt u realizua me mbështetjen e Autoritetit të Mediave Audiovizive në Shqipëri.

Z. Sami Nezaj, Drejtor i Qendrës për Transparencë dhe Informim të Lirë, trajtoi me studentët aspekte të përdorimit të AI në mediat audiovizive në Shqipëri, dhe diskutoi kërkimet dhe gjetjet në lidhje me nevojën e përdorimit etik të AI, bazuar në monitorimet e mediave audiovizive shqiptare.

Më shumë

Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, organizoi Tryezën e 10-të Vjetore të Rrumbullakët për çështjet e barazisë gjinore

Departamenti i Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Elbasanit "Aleksandër Xhuvani", organizoi Tryezën e Rrumbullakët të 10-të për çështjet e barazisë gjinore, duke mbledhur studentë, akademikë dhe ekspertë, për të diskutuar rreth Strategjisë së BE-së për Barazinë Gjinore (2020-2025) dhe përafrimit të Shqipërisë me politikat gjinore të BE-së.

Veprimtaria u hap me fjalët frymëzuese nga Shkëlqesia e tij Z. Reinout Vos, Ambasador i Mbretërisë së Vendeve të Ulëta në Shqipëri, i cili theksoi rolin jetik të barazisë gjinore në qeverisjen demokratike dhe integrimin e Shqipërisë në BE.

Më shumë

Zhvillohet në Universitetin e Elbasanit për dy ditë radhazi Simpoziumi Shkencor “Gjuha dhe Identiteti Kombëtar”

Në kuadër të “Vitit të Gjuhës Shqipe,” të shpallur nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, Fakulteti i Shkencave Humane, në bashkëpunim me Universitetin e Tiranës, Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës, Fakultetin e Shkencave Shoqërore, Institutin Albanologjik të Prishtinës, Universitetin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit, Fakultetin e Edukimit, Universitetin “Fan S. Noli” të Korçës, Fakultetin e Edukimit dhe Filologjisë, si dhe Akademinë e të Rinjve pranë Akademisë së Shkencave, organizuan për dy ditë radhazi Simpoziumin Shkencor “Gjuha dhe Identiteti Kombëtar”.

Më shumë

Organizohet konkursi letrar “Magjia e Fjalës”

Departamenti i Letërsisë dhe Gazetarisë në Fakultetin e Shkencave Humane të Universitetit të Elbasanit, me synimin për të nxitur të rinjtë drejt krijimtarisë artistike dhe ruajtjes së gjuhës amtare, organizoi konkursin letrar “Magjia e Fjalës”, me pjesëmarrjen e nxënësve të shkollave të mesme të Bashkisë Elbasan.

I ftuar për të folur rreth përkthimit në shqip të veprave të antikitetit grek ishte përkthyesi Sokol Çunga, i cili ndau me të pranishmit risitë që sjellin përkthimet e tij.

Krijimtaria e nxënësve u vlerësua nga një juri e përbërë nga pedagogë dhe studiues të letërsisë, të cilët çmuan origjinalitetin, stilin dhe thellësinë artistike të veprave të paraqitura.

Më shumë

Zhvillohet takimi i radhës në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani, në kuadër të “Tetorit të librit”

Departamenti i Letërsisë dhe Gazetarisë, në bashkëpunim me Departamentin e Gjuhësisë në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani,” organizuan takimin e radhës në kuadër të “Tetorit të librit”, me të ftuar autorët Agim Baçi dhe Ersid Karaj.

Takimi bëri bashkë pedagogë dhe studentë që patën mundësinë të ndanin momente frymëzuese dhe diskutime të thella mbi artin e të shkruarit, eksperiencat personale, dhe sfidat e punës si autorë. Në fjalën e tyre, autorët ndanë përvoja dhe mendime mbi procesin krijues, vështirësitë dhe kënaqësitë që sjell të qenit shkrimtar në realitetin shqiptar.

Zhvillohet takimi i radhës në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani, në kuadër të “Tetorit të librit”