Veprimtari

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani , Fakulteti i shkencave humane ,  Historiku i fakultetit ,Uniel


Historiku i fakultetit

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani , Fakulteti i shkencave humane ,  Njësitë përbërëse ,Uniel


Njësitë përbërëse

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani , Fakulteti i shkencave humane ,  Programet e studimit ,Uniel


Programet e studimit

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani , Fakulteti i shkencave humane ,  Njoftime ,Uniel

Njoftime

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani , Fakulteti i shkencave humane ,  Veprimtari ,Uniel


Veprimtari

Shiko me shume

Klubi Studentor i Sportit i Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, zhvillon aktivitet në bashkëpunim me AST Albania

Në përfundim të vitit akademik dhe për një nisje sa më të qetë të sezonit të provimeve, Klubi Studentor i Sportit në bashkëpunim me AST Albania,  realizoi disa aktivitete, përfshirë hiking dhe rafting, eksperienca të reja për studentët. Destinacionet e tyre ishin Funari, Ujëvara e Sotirës dhe Kanionet e Holtës.

Klubi Studentor i Sportit i Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, zhvillon aktivitet në bashkëpunim me AST Albania

Zhvillohet me sukses në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, Konferenca Ndërkombëtare Shkencore me titull “Evolucioni Gjuhësor në Epokën Digjitale: Impakti në Komunikim, Letërsi, Qytetërim e Mësimdhënie”

Në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, u zhvillua me sukses në kuadër të 30-vjetorit të hapjes së programit të studimit të Gjuhës Angleze, Konferenca Ndërkombëtare Shkencore me titull “Evolucioni Gjuhësor në Epokën Digjitale: Impakti në Komunikim, Letërsi, Qytetërim e Mësimdhënie”.

Kjo konferencë vjen si bashkëpunim i Departamentit të Gjuhëve të Huaja, pranë Fakultetit të Shkencave Humane, Rektoratit në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” dhe institucioneve të tjera të arsimit universitar dhe parauniversitar, brenda dhe jashtë vendit.

Më shumë

Takim me përfaqësues nga media online Gogo.al në kuadër të projektit “Ne të Rinjtë”

Në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, u zhvillua një takim me studentët në bashkëpunim me përfaqësues nga media online Gogo.al , në kuadër të projektit “Ne të Rinjtë”.

Zëvendësrektorja e Universitetit, Prof. Elvira Fetahu në fjalën e saj përshëndetëse, theksoi rolin dhe rëndësinë e të rinjve si promotor të ndryshime në vend, për kontributin e universitetit në formimin e tyre si profesionistë të ardhshëm dhe si qytetar.

Qëllimi i projektit është të tregojë historitë dhe përvojat e të rinjve shqiptarë, të cilat u prezantuan për studentët përgjatë takimit , duke theksuar rrugëtimin e tyre, sfidat dhe arritjet në Shqipëri.

Takim me përfaqësues nga media online Gogo.al në kuadër të projektit “Ne të Rinjtë”

Zhvillohet trajnimi me temë “Përdorimi i AI Inteligjencës Artificiale në ndihmë të mësimdhënies dhe kërkimit shkencor ” në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”

Në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, u zhvillua me trajnimi me në fokus personelin akademik dhe studentët e ciklit doktoral në kuadrin e zhvillimit profesional.

Trajnimi me temë “Përdorimi i AI Inteligjencës Artificiale në ndihmë të mësimdhënies dhe kërkimit shkencor ”, u zhvillua nga Dr. Ymer Leksi dhe vjen si bashkëpunim i Departamentit të Gjuhësisë, Departamentit të Gjuhëve të Huaja  dhe Rektoratit të Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”

Zhvillohet trajnimi me temë “Përdorimi i AI Inteligjencës Artificiale në ndihmë të mësimdhënies dhe kërkimit shkencor ” në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”

Universiteti i Elbasani organizon Kampionatin e Volejbollit midis Ekipeve të Klubit Studentor të Sportit, Këshillit Studentor dhe personelit administrativ të universitetit

Universiteti i Elbasanit "Aleksandër Xhuvani", organizoi në bashkëpunim me Këshillin Studentor dhe Klubin Studentor të Sportit kampionatin e volejbollit , i cili u zhvillua midis ekipeve të krijuara nga anëtarët e këtij klubi dhe personelit administrativ në Pallatin e Sportit “Tomorr Sinani”.

Ky aktivitet dhe shumë të tjera të inicuara nga Këshilli Studentor dhe Klubet Studentore të Universitetit të Elbasanit, kanë si synim të kontribuojnë në ndërtimin e një komuniteti të fortë dhe të bashkuar studentësh.

Universiteti i Elbasani organizon Kampionatin e Volejbollit midis Ekipeve të Klubit Studentor të Sportit, Këshillit Studentor dhe personelit administrativ të universitetit

Zhvillohet me sukses Konferenca e 3-të Ndërkombëtare Studentore “Inovacioni i udhëhequr nga studentët: Fuqizimi i gjeneratës së ardhshme"

Në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, u mbajt me sukses Konferenca e 3-të Ndërkombëtare Studentore “Inovacioni i udhëhequr nga studentët: Fuqizimi i gjeneratës së ardhshme".

Kjo konferencë solli si risi këtë vit Simpoziumin e Karrierës dhe Aftësive, duke u dhënë mundësinë studentëve për zhvillimin dhe orientimin e karrierës, si dhe të krijojë kontakte të drejtpërdrejta me punëdhënësit potencialë e të nxisë punësimin e tyre me informacion nga ekspertë të fushës.

Më shumë