Veprimtari

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani , Fakulteti i shkencave humane ,  Historiku i fakultetit ,Uniel


Historiku i fakultetit

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani , Fakulteti i shkencave humane ,  Njësitë përbërëse ,Uniel


Njësitë përbërëse

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani , Fakulteti i shkencave humane ,  Programet e studimit ,Uniel


Programet e studimit

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani , Fakulteti i shkencave humane ,  Njoftime ,Uniel

Njoftime

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani , Fakulteti i shkencave humane ,  Veprimtari ,Uniel


Veprimtari

Shiko me shume

Gazetari, shkrimtari, publicisti dhe regjisori shqiptar, Z. Fatmir Terziu, në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, në kuadër të “Tetorit të librit”

Në kuadër të "Tetorit të librit," Universiteti i Elbasanit "Aleksandër Xhuvani," në bashkëpunim me Departamentin e Letërsisë dhe Gazetarisë dhe Departamentin e Gjuhësisë, organizoi një takim me gazetarin, shkrimtarin, publicistin dhe regjisorin shqiptar, Z. Fatmir Terziu.

Gjatë bashkëbisedimit me studentët, Z. Terziu ndau përvojën e tij si shkrimtar dhe publicist, por edhe përvojën jetësore . Ai u ndal në domosdoshmërinë e ruajtjes dhe promovimit të gjuhës shqipe 🇦🇱 përmes krijimit të një letërsie cilësore dhe publicistike të mirë. Në përfundim të takimit, Z. Terziu dhuroi botimet e veta për bibliotekën e universitetit, duke pasuruar kështu fondin e literaturës 📖📚 në dispozicion të studentëve dhe personelit akademik. 👩‍🎓👨‍🎓

Më shumë

Prezantimi i projektit LAIA nga koordinatorja e projektit, Zëvendësrektorja e Universitetit të Elbasanit Prof.Dr. Elvira Fetahu

Në sesione informuese të zhvilluar me personelin akademik të universitetit, Prof. Fetahu, prezantoi Projektin LAIA në të cilën është pjesëmarrës edhe Universiteti i Elbasanit "Aleksandër Xhuvani", duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt bashkëpunimit në fushën e inteligjencës artificiale.

Ky projekt, financuar nga Programi Erasmus+ KA2 CBHE i Bashkimit Evropian 🇪🇺, ka bashkuar universitete të ndryshme nga Shqipëria, Kosova, Greqia dhe Danimarka me synimin e krijimit të kurrikulave të nivelit master në fushën e inteligjencës artificiale në rajon duke mundësuar formimin e ekspertëve të inteligjencës artificiale.

Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” është shpresëplotë në impaktin pozitiv që do të ketë ky projekt në forcimin e kapaciteteve arsimore, për të qenë bashkëkohor me kërkesat e tregut ndërkombëtar, si edhe me zhvillimin e teknologjisë.

Prezantimi i projektit LAIA nga koordinatorja e projektit, Zëvendësrektorja e Universitetit të Elbasanit Prof.Dr. Elvira Fetahu

Takim i veçantë në kuadër të Tetorit të Librit!

Departamenti i Letërsisë dhe Gazetarisë, në bashkëpunim me Departamentin e Gjuhësisë në Universitetin e Elbasanit "Aleksandër Xhuvani", organizojnë një cikël takimesh kushtuar librit.

Në këtë seri takimesh, patëm kënaqësinë të mirëpresim znj. Loreta Schillock, e cila ndau me studentët përvojën e saj si përkthyese në gjuhën gjermane të një cikli poezish nga Dritëro Agolli, si dhe përkthimin e një numri të madh veprash nga shkrimtarë të tjerë.

Ju ftojmë të na bashkoheni në takimet në vijim me të ftuarit e radhës, për të diskutuar mbi librin, rëndësinë dhe ndikimin e tij. Një mundësi për të ndarë mendime dhe për të thelluar pasionin për letërsinë.

Takim i veçantë në kuadër të Tetorit të Librit!

Promovohet në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, libri i historianit Gjet Ndoj

Në mjediset e Universitetit të Elbasanit "Aleksandër Xhuvani", u promovua libri "Qeverisja e Shqipërisë gjatë Luftës së Dytë Botërore 1939-1944", me autor historianin Gjet Ndoj.

Në fjalën e tij përshëndetëse Zëvendësrektori i Universitetit të Elbasanit, Prof.as.dr. Peçi Naqellari, u shpreh mbi rëndësinë dhe vlerat që sjell ky libër në aspektin akademik, historik dhe shoqëror, duke e konsideruar një burim të mirë reference sidomos për studiuesit e Luftës së II Botërore dhe qeverisjes së Shqipërisë gjatë viteve 1939-1944. Gjitashtu ai theksoi se promovimi i librave të kësaj natyre me studime të mirëfillta, janë një vlerë për Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, të cilët kanë vazhdimisht mbështetjen e rektoratit dhe strukturave të UE-së. 

Më shumë

Zyra e Marrëdhënieve me Jashtë në Universitetin e Elbasanit ka nisur “Ditët e Informimit” për mobilitetet studentore me Programin Erasmus+

Zyra e Marrëdhënieve me Jashtë në Universitetin e Elbasanit, ka nisur ditën e sotme "Ditët e Informimit”, për mobilitetet e studentëve me programin Erasmus+ , për vitin akademik 2024-2025, si dhe projektet e fituara për Ngritjen e Kapaciteteve të financuara nga Bashkimi Europian.

Pjesëmarrës ishin studentë nga programe të ndryshme të Fakultetit të Shkencave Humane dhe të Natyrës, të cilët u informuan mbi rëndësinë, mundësitë dhe modalitetet për të qenë pjesë e një eksperience të paharrueshme. Gjithashtu, personeli i Zyrës së Erasmus +, prezantoi studentët me projektet e fituara për ngritjen e kapaciteteve të financuara nga Bashkimi Europian.🇪🇺

Më shumë

Ambasadori i Vëndeve të Ulëta në Tiranë Sh.T Reinout Vos në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”

Ambasadori i Vëndeve të Ulëta në Tiranë Sh.T Reinout Vos, zhvilloi një vizitë në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, ku u mirëprit fillimisht nga Zëvendësrektorja e Universitetit Prof.Dr. Elvira Fetahu, e cila e prezantoi me historinë, kontributin dhe veprimtarinë e universitetit në vend, rajon dhe më gjerë, gjithashtu diskutuan mbi mundësitë e bashkëpunimit institucional në fushën e arsimit.

Më pas Z. Vos, zhvilloi një diskutim të hapur me studentë, pedagogë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, ku mundën të diskutojnë mbi procesin, rëndësinë dhe pritshmëritë e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, pa anashkaluar edhe vlerat e shtuara që Shqipëria do t’i sjellë vetë BE-së.  

Më shumë