Veprimtari

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Fakulteti i shkencave te edukimit, Historiku i fakultetit  ,Uniel


Historiku i fakultetit

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Fakulteti i shkencave te edukimit,  Njësitë përbërëse ,Uniel


Njësitë përbërëse

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Fakulteti i shkencave te edukimit,  Programet e studimit ,Uniel


Programet e studimit

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Fakulteti i shkencave te edukimit, Njoftime  ,Uniel

Njoftime

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Fakulteti i shkencave te edukimit, Veprimtari  ,Uniel


Veprimtari

Shiko me shume

Zhvillohet me sukses Konferenca e 3-të Ndërkombëtare Studentore “Inovacioni i udhëhequr nga studentët: Fuqizimi i gjeneratës së ardhshme"

Në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, u mbajt me sukses Konferenca e 3-të Ndërkombëtare Studentore “Inovacioni i udhëhequr nga studentët: Fuqizimi i gjeneratës së ardhshme".

Kjo konferencë solli si risi këtë vit Simpoziumin e Karrierës dhe Aftësive, duke u dhënë mundësinë studentëve për zhvillimin dhe orientimin e karrierës, si dhe të krijojë kontakte të drejtpërdrejta me punëdhënësit potencialë e të nxisë punësimin e tyre me informacion nga ekspertë të fushës.

Më shumë

Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, pjesë e projektit EduGame

Universiteti i Elbasanit mori pjesë në takimin e parë të projektit EduGame të financuar nga Bashkimi Europian, për rritjen e kapaciteteve të fituar nga Universiteti i Elbasanit në bashkëpunim me koordinatorin e projektit, Universitetin Vytautas Magnus, Kaunas, Lituani.

Ky projekt ka bashkuar një grup profesorësh nga nëntë universitete që shtrihen nga rajoni Baltik, Mesdheu, Ballkani Perëndimor dhe Afrika Veriore për të filluar këtë iniciativë inovatore.

EduGame është një përpjekje për të riformatuar kurrikulat në nivel bachelor dhe master, duke integruar elementë të lojrave, tregimeve digjitale dhe teknologjive të fundit si GAI dhe XR në arsim.

Përmes këtij projekti synohet që mësimi për studentët të bëhet më tërheqës, efektiv, duke vendosur një standart të ri për arritjet dhe përvojën arsimore, si edhe për të arritur një ndikim të qëndrueshëm në metodologjinë arsimore në nivel global.

Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, pjesë e projektit EduGame

Zhvillohet në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, Simpoziumi i Karrierës dhe Aftësive

Universiteti i Elbasanit "Aleksandër Xhuvani", organizoi me sukses për studentët e tij Simpoziumin e Karrierës dhe Aftësive dhe Konferencën e 3-të Ndërkombëtare Studentore, një iniciativë unike në llojin e saj në këtë institucion.

Ky aktivitet u çel me një panel të ftuarish të veçantë të cilët prezantuan për studentët mundësi konkrete për zhvillimin e tyre akademik dhe profesional, duke mos ngurruar të japin mesazhe inkurajuese dhe mbështetëse për rrugëtimin e tyre drejt suksesit.

Zhvillohet në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, Simpoziumi i Karrierës dhe Aftësive

Në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” u zhvillua mbledhja për Konstituimin e Këshillit Studentor

Në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, u zhvillua mbledhja për Konstituimin e Këshillit Studentor, pas zhvillimit të procesit zgjedhor për Këshillin Studentor, me përfaqësues nga këshillat studentor të fakulteteve, Komisioni Institucional Zgjedhor dhe Komisioni Apelimit Studentor.

Në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” u zhvillua mbledhja për Konstituimin e Këshillit Studentor

Manuali i praktikës profesionale në Shkenca Sociale

Ky dokument është zhvilluar  nga Universiteti i Tiranës në bashkëpunim me Universitetn Aleksandër Xhuvani, Elbasan dhe Universitetin Luigj Gurakuqi, Shkodër, me mbështetjen e Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) si pjesë e projektit “Forcimi i kapaciteteve të studentëve të shkencave sociale dhe profesionistëve të shërbimeve sociale” që zbatohet në kuadër të Programit të Përbashkët të Kombeve të Bashkuara “Askush të mos mbetet pas”(LNB 2) dhe që financohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC). Opinionet e shprehura në këtë dockument nuk janë domosdoshmërisht ato të UNDP-së apo Kombeve të Bashkuara (UN).

Manuali i praktikës profesionale në Shkenca Sociale