Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, pjesë e projektit EduGame
Universiteti i Elbasanit mori pjesë në takimin e parë të projektit EduGame të financuar nga Bashkimi Europian, për rritjen e kapaciteteve të fituar nga Universiteti i Elbasanit në bashkëpunim me koordinatorin e projektit, Universitetin Vytautas Magnus, Kaunas, Lituani.
Ky projekt ka bashkuar një grup profesorësh nga nëntë universitete që shtrihen nga rajoni Baltik, Mesdheu, Ballkani Perëndimor dhe Afrika Veriore për të filluar këtë iniciativë inovatore.
EduGame është një përpjekje për të riformatuar kurrikulat në nivel bachelor dhe master, duke integruar elementë të lojrave, tregimeve digjitale dhe teknologjive të fundit si GAI dhe XR në arsim.
Përmes këtij projekti synohet që mësimi për studentët të bëhet më tërheqës, efektiv, duke vendosur një standart të ri për arritjet dhe përvojën arsimore, si edhe për të arritur një ndikim të qëndrueshëm në metodologjinë arsimore në nivel global.
Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, pjesë e projektit EduGame