Departamenti i Infermieristikës në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” shpall konkurs për 1 (një) pozicion pune, personel akademik, me kohë të pjesshme, të kategorisë asistent lektor, deri në përfundim të vitit akademik 2021 - 2022.
Program i studimit të doktoratës në “Shkenca Mjekësore Teknike” përfshihet në ciklin e tretë të studimeve universitare, në përfundim të të cilit lëshohet diploma për gradën shkencore “Doktor në Shkenca Mjekësore Teknike”. Programi i doktoratës synon të nxisë kërkimin shkencor, duke u orientuar drejt thellimit, rikonceptimit dhe riintegrimit të njohurive shkencore, për të sjellë risi në mendimin shkencor.
Departamenti i Specialiteteve Tekniko Mjekësore në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” shpall konkurs për 1 (një) pozicion pune, personel akademik, me kohë të pjesshme, të kategorisë asistent lektor, deri në përfundim të vitit akademik 2021 - 2022.