MODALITET PËR PRANIMIN E STUDENTËVE NË PROGRAMIN E STUDIMIT DOKTORATË NË “SHKENCAT MJEKËSORE TEKNIKE” VITI AKADEMIK 2022-2023
Program i studimit të doktoratës në “Shkenca Mjekësore Teknike” përfshihet në ciklin e
tretë të studimeve universitare, në përfundim të të cilit lëshohet diploma për gradën
shkencore “Doktor në Shkenca Mjekësore Teknike”. Programi i doktoratës synon të nxisë kërkimin shkencor, duke u orientuar drejt thellimit, rikonceptimit dhe riintegrimit të njohurive shkencore, për të sjellë risi në mendimin shkencor.