Veprimtari

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani , Fakulteti i shkencave mjekesore teknike , Historiku i fakultetit  ,Uniel


Historiku i fakultetit

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani , Fakulteti i shkencave mjekesore teknike , Njësitë përbërëse  ,Uniel


Njësitë përbërëse

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani , Fakulteti i shkencave mjekesore teknike ,  Programet e studimit ,Uniel


Programet e studimit

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani , Fakulteti i shkencave mjekesore teknike , Njoftime  ,Uniel

Njoftime

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani , Fakulteti i shkencave mjekesore teknike ,  Veprimtari ,Uniel


Veprimtari

Shiko me shume

Zhvillohet Kongresi i Katërt Ndërkombëtar në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike në Universitetin e Elbasanit

Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike i Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, në bashkëpunim me Università degli Studi di Bari Aldo Moro, Università degli Studi dell'Aquila, dhe në drejtimin e veçantë të Prof. Dr. Skender Topi, Prof. Maria Grazia Cifone dhe Prof. Luigi Santacroce, zhvilloi Kongresin e Katërt Ndërkombëtar me tematikë "The Recent Trends in Biomedical Research – Current State of Scientific Research in the Adriatic Region".

Më shumë

Përmbyllen me sukses “Ditët e Informimit” për programin Erasmus+🇪🇺 në Universitetin e Elbasanit "Aleksandër Xhuvani”

Organizimi i "Ditëve të Informimit" për programin e suksesshëm të mobiliteteve Erasmus+, në Universitetin e Elbasanit "Aleksandër Xhuvani", prej vitesh ka rezultuar një mundësi e shkëlqyer për studentët, për t’u njohur me avantazhet që ofron ky program, procedurat dhe dokumentacionin e nevojshëm për të aplikuar. 

Gjatë këtyre takimeve, ata patën mundësinë të diskutojnë drejtpërdrejt me përfaqësuesit e Zyrës së Marrëdhënieve me Jashtë, të cilët ofruan mbështetje të vazhdueshme për studentët e interesuar për t'u informuar apo për t'u bërë pjesë e eksperiencës Erasmus+.

Më shumë

Rektorja e Universitetit të Elbasanit nënshkruan Marrëveshje Mirëkuptimi me UNFPA

Ky bashkëpunim do të mbështesë zbatimin e platformës së trajnimit VIC dhe do të kontribuojë në iniciativa si:

Kërkimi në fushat me interes të përbashkët

Bashkëorganizimi i projekteve dhe aktiviteteve

Forcimi i bashkëpunimit ndërinstitucional

Në kuadër të marrëveshjes, në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike u zhvillua prezantimi i platformës VIC, ku Prof. dr. Skender Topi, theksoi rëndësinë dhe kontributin e saj si një platformë e qendrueshme dhe e aksesueshme për të gjithë profesionistët e shëndetit dhe studentët.

Rektorja e Universitetit të Elbasanit nënshkruan Marrëveshje Mirëkuptimi me UNFPA

Ambasadori i Vëndeve të Ulëta në Tiranë Sh.T Reinout Vos në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”

Ambasadori i Vëndeve të Ulëta në Tiranë Sh.T Reinout Vos, zhvilloi një vizitë në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, ku u mirëprit fillimisht nga Zëvendësrektorja e Universitetit Prof.Dr. Elvira Fetahu, e cila e prezantoi me historinë, kontributin dhe veprimtarinë e universitetit në vend, rajon dhe më gjerë, gjithashtu diskutuan mbi mundësitë e bashkëpunimit institucional në fushën e arsimit.

Më pas Z. Vos, zhvilloi një diskutim të hapur me studentë, pedagogë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, ku mundën të diskutojnë mbi procesin, rëndësinë dhe pritshmëritë e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, pa anashkaluar edhe vlerat e shtuara që Shqipëria do t’i sjellë vetë BE-së.  

Më shumë

Prof.dr. Skender Topi zhvilloi takim me rektorin dhe zëvendësrektorët e Universitetit të Foggias

Prof. dr. Skender Topi zhvilloi një takim frytdhënës me rektorin e Universitetit të Foggias, Lorenzo Lo Muzio, dhe dy zëvendësrektorët, Mariantonietta Fiore dhe Donatella Curtotti.

Ky takim shënoi një tjetër hap të rëndësishëm në kuadër të bashkëpunimit të hershëm dhe të suksesshëm midis dy institucioneve, që ka rezultuar në realizimin e projekteve të përbashkëta, shkëmbimin e personelit akademik e studentorë, si dhe rritjen e cilësisë dhe iniciativave në kërkimin shkencor.

Ky bashkëpunim pritet të sjellë përfitime të ndërsjella, duke promovuar shkëmbimet ndërinstitucionale dhe duke thelluar angazhimin e të dy universiteteve, për të avancuar në fushën e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor.

Prof.dr. Skender Topi zhvilloi takim me rektorin dhe zëvendësrektorët e Universitetit të Foggias

Klubi Studentor i Sportit i Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, zhvillon aktivitet në bashkëpunim me AST Albania

Në përfundim të vitit akademik dhe për një nisje sa më të qetë të sezonit të provimeve, Klubi Studentor i Sportit në bashkëpunim me AST Albania,  realizoi disa aktivitete, përfshirë hiking dhe rafting, eksperienca të reja për studentët. Destinacionet e tyre ishin Funari, Ujëvara e Sotirës dhe Kanionet e Holtës.

Klubi Studentor i Sportit i Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, zhvillon aktivitet në bashkëpunim me AST Albania