Njoftime
Departamenti i Lëndëve Paraklinike në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” për nevojat e tij për mbulimin e procesit mësimor, shpall konkurs për 1(një) personel akademik me kohë të pjesshme të kategorisë “Profesor”, për vitin akademik 2025-2026, semestri i II-të.
Program i studimit të doktoratës në “Shkenca Mjekësore Teknike” përfshihet në ciklin e tretë të studimeve universitare, në përfundim të të cilit lëshohet diploma për gradën shkencore Doktor në “Shkenca Mjekësore Teknike”. Studimet në programin e studimit të ciklit të tretë Doktoratë në “Shkencat Mjekësore Teknike” bazohen në programe individuale të kërkimit, që synojnë aftësimin e pavarur të kandidatëve, që kanë në themel kërkimin shkencor dhe veprimtarinë krijuese në fushën “Shëndet dhe Mirëqenie”, në përputhje me VKM Nr. 310, datë 11.5.2022 “Për specifikimet dhe përmbajtjen e kodifikimit të programeve të studimit të ofruara nga institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”.
Shpalle e konkursit për ciklin e tretë në doktoraturë për vitin akademik 2025-2026
Departamenti i Infermieristikës në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, për nevojat e tij, për mbulimin e procesit mësimor, shpall konkurs për 2 (dy) personel akademik me kohë të pjesshme të kategorisë “Profesor” dhe 2 (dy) personel akademik me kohë të pjesshme të kategorisë “Asistent Lektor”, për vitin akademik 2025-2026, semestri i II-të.
Departamenti i Specialiteteve Tekniko Mjekësore në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” për nevojat e tij, për mbulimin e procesit mësimor, shpall konkurs për 1 (një) personel akademik me kohë të pjesshme të kategorisë “Profesor” dhe 1 (një) personel akademik me kohë të pjesshme të kategorisë “Lektor” për vitin akademik 2025-2026, semestri i II-të.