Pas përfundimit të procesit të numërimit të votave dhe llogaritjes së rezultatit të votimit në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike bazuar në procesverbalet përkatëse të KZF-së ne zbatim te Ligjit 80/2015. "Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë"; në Rregulloren “Për organizimin e zgjedhjeve për autoritetet drejtuese dhe Senatin Akademik në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani", kreu VI, neni 35 “Vlerësimi, numërimi i votave dhe nxjerrja e rezultatit për zgjedhjen e Rektorit, për anëtarë të Senatit Akademik, autoritet drejtues në njësinë kryesore, autoritet drejtues në njësinë bazë”, Komisioni i Zgjedhjeve të Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike në mbledhjen e tij të datës 21.06.2024,
Kolegji doktoral, i Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike, shpall renditjen e kandidatët aplikues sipas pikëve të grumbulluara, të cilët u paraqitën në fazat e konkurrimit, për të vazhduar ciklin e tretë të studimit Doktoratë në “Shkenca Mjekësore Teknike” si më poshtë:
Program i studimit të doktoratës në “Shkenca Mjekësore Teknike” përfshihet në ciklin e tretë të studimeve universitare, në përfundim të të cilit lëshohet diploma për gradën shkencore “Doktor në Shkenca Mjekësore Teknike”. Programi i doktoratës synon të nxisë kërkimin shkencor, duke u orientuar drejt thellimit, rikonceptimit dhe riintegrimit të njohurive shkencore, për të sjellë risi në mendimin shkencor.