Veprimtari

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani , Fakulteti i shkencave mjekesore teknike , Historiku i fakultetit  ,Uniel


Historiku i fakultetit

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani , Fakulteti i shkencave mjekesore teknike , Njësitë përbërëse  ,Uniel


Njësitë përbërëse

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani , Fakulteti i shkencave mjekesore teknike ,  Programet e studimit ,Uniel


Programet e studimit

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani , Fakulteti i shkencave mjekesore teknike , Njoftime  ,Uniel

Njoftime

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani , Fakulteti i shkencave mjekesore teknike ,  Veprimtari ,Uniel


Veprimtari

Shiko me shume

Takim me përfaqësues nga media online Gogo.al në kuadër të projektit “Ne të Rinjtë”

Në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, u zhvillua një takim me studentët në bashkëpunim me përfaqësues nga media online Gogo.al , në kuadër të projektit “Ne të Rinjtë”.

Zëvendësrektorja e Universitetit, Prof. Elvira Fetahu në fjalën e saj përshëndetëse, theksoi rolin dhe rëndësinë e të rinjve si promotor të ndryshime në vend, për kontributin e universitetit në formimin e tyre si profesionistë të ardhshëm dhe si qytetar.

Qëllimi i projektit është të tregojë historitë dhe përvojat e të rinjve shqiptarë, të cilat u prezantuan për studentët përgjatë takimit , duke theksuar rrugëtimin e tyre, sfidat dhe arritjet në Shqipëri.

Takim me përfaqësues nga media online Gogo.al në kuadër të projektit “Ne të Rinjtë”

Zhvillohet në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, Simpoziumi i Karrierës dhe Aftësive

Universiteti i Elbasanit "Aleksandër Xhuvani", organizoi me sukses për studentët e tij Simpoziumin e Karrierës dhe Aftësive dhe Konferencën e 3-të Ndërkombëtare Studentore, një iniciativë unike në llojin e saj në këtë institucion.

Ky aktivitet u çel me një panel të ftuarish të veçantë të cilët prezantuan për studentët mundësi konkrete për zhvillimin e tyre akademik dhe profesional, duke mos ngurruar të japin mesazhe inkurajuese dhe mbështetëse për rrugëtimin e tyre drejt suksesit.

Zhvillohet në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, Simpoziumi i Karrierës dhe Aftësive

Universiteti i Elbasani organizon Kampionatin e Volejbollit midis Ekipeve të Klubit Studentor të Sportit, Këshillit Studentor dhe personelit administrativ të universitetit

Universiteti i Elbasanit "Aleksandër Xhuvani", organizoi në bashkëpunim me Këshillin Studentor dhe Klubin Studentor të Sportit kampionatin e volejbollit , i cili u zhvillua midis ekipeve të krijuara nga anëtarët e këtij klubi dhe personelit administrativ në Pallatin e Sportit “Tomorr Sinani”.

Ky aktivitet dhe shumë të tjera të inicuara nga Këshilli Studentor dhe Klubet Studentore të Universitetit të Elbasanit, kanë si synim të kontribuojnë në ndërtimin e një komuniteti të fortë dhe të bashkuar studentësh.

Universiteti i Elbasani organizon Kampionatin e Volejbollit midis Ekipeve të Klubit Studentor të Sportit, Këshillit Studentor dhe personelit administrativ të universitetit

Projekt i PKKZH (2023-2024) "Ura Ndërlidhëse në Fushat e Shkencave të Natyrës dhe Mjekësore Teknike për Hulumtim e Zhvillim Strukturor të “Zinxhirit për Kërkim Integral në Shkencë dhe Jetë - ZKIShJ”"

Këtë projekt kërkimor po e sjellim si një kontribut të Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” në kërkime shkencore të integruara në ndihmë të shkencave fondamentale dhe të aplikuara, dhe pikërisht nga komuniteti akademik i Fakultetit të Shkencave të Natyrës dhe Shkencave Mjekësore Teknike. Mendojmë se kështu kontribuojmë sadopak edhe në plotësimin e misionit të Uniel, si institucion i arsimit të lartë në shërbim të rritjes së cilësisë së kërkimit shkencor dhe konkurrueshmërisë kombëtare dhe ndërkombëtare të IAL-ve.

"Ura Ndërlidhëse në Fushat e Shkencave të Natyrës dhe Mjekësore Teknike për Hulumtim e Zhvillim Strukturor të “Zinxhirit për Kërkim Integral në Shkencë dhe Jetë - ZKIShJ”"

Zhvillohet me sukses Konferenca e 3-të Ndërkombëtare Studentore “Inovacioni i udhëhequr nga studentët: Fuqizimi i gjeneratës së ardhshme"

Në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, u mbajt me sukses Konferenca e 3-të Ndërkombëtare Studentore “Inovacioni i udhëhequr nga studentët: Fuqizimi i gjeneratës së ardhshme".

Kjo konferencë solli si risi këtë vit Simpoziumin e Karrierës dhe Aftësive, duke u dhënë mundësinë studentëve për zhvillimin dhe orientimin e karrierës, si dhe të krijojë kontakte të drejtpërdrejta me punëdhënësit potencialë e të nxisë punësimin e tyre me informacion nga ekspertë të fushës.

Më shumë

Trajnim me temë “Përdorimi i platformës Qualtrics; një mjet për hartimin e pyetësorëve” në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”

Në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, u zhvillua me sukses trajnimi me në fokus doktorantët e Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike.

Trajnimi me temë  “Përdorimi i platformës Qualtrics; një mjet për hartimin e pyetësorëve” u zhvillua nga Dr. Merita Hoxha dhe kishte në fokus njohjen me rrjetin kërkimor ndërdisiplinor COST Association, si ai ndihmon kërkuesit shkencorë, hartimi i pyetësorëve përmes platformës Qualtrics, si edhe trajtoi aspekte teorike duke vënë theksin në këshilla dhe rekomandime të vlefshme për të pranishmit.

Trajnimi i zhvillua në bashkëpunim me COST Action 21114- CLIL Network for Languages in Education: Towards bi-and multilingual disciplinary literacies (CLILNetLE) dhe Dr. Craig Neville nga Kolegji Universitar Cork.

Trajnim me temë “Përdorimi i platformës Qualtrics; një mjet për hartimin e pyetësorëve” në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”