Në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, u zhvillua ceremonia e dhurimit të pajisjeve teknologjike mësimore nga Ambasada e Kinës në Shqipëri, për Universitetin e Elbasanit "Aleksandër Xhuvani"
Morën pjesë në këtë ceremoni, këshilltari Wang Dexin, zëvendësrektori Peçi Naqellari dhe profesor Shkëlqim Hidri, dekan i Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike.
Këshilltari Wang Dexin, pati shkëmbime miqësore me pedagogët dhe studentët mbi marrëdhëniet Kinë-Shqipëri, bashkëpunimin e arsimit të lartë dhe shkëmbimet kulturore midis dy vendeve.