Workshop me temë “Sporti gjithëpërfshirës”, organizuar në Universitetin e Elbasanit
Në kuadër të projektit "Ne jemi kampionë", Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike në bashkëpunim me Zyrën e Këshillimit të Karrierës dhe Alumnit, si dhe Organizatën Special Olympics Albania, zhvilluan workshopin me temë "Sporti gjithëpërfshirës".
Qëllimi i këtij workshopi, ishte rritja e pjesëmarrjes së të rinjve vullnetarë në këtë projekt, angazhimi i të cilëve do t’u vlente studentëve edhe si praktikë pune pranë UST, por njëkohësisht edhe si eksperiencë mbi sportin e unifikuar.
Në përfundim të trajnimit, kjo eksperiencë u finalizua me dhënien e një certificate të njohur ndërkombëtarisht.
Workshop me temë “Sporti gjithëpërfshirës”, organizuar në Universitetin e Elbasanit