Takim ndërgjegjësues në Kuadër të 16 Ditëve të Aktivizimit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike
Në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike u zhvillua takimi ndërgjegjësues në kuadër të 16 ditëve të Aktivizimit kundër Dhunës me Bazë Gjinore, me përfaqësues nga ESD Albania & Europe dhe UN Women në Shqiperi.
Në fjalën e saj përshëndetëse zëvëndësrektorja Prof. as. dr. Elvira Fetahu, vuri theksin në përpjekjet dhe përkushtimin në nivel shoqëror dhe institucional që nevojitet për t'u siguruar që arsimimi që u ofrohet vajzave dhe grave, t'i pajisë ato për të zhvilluar potencialin e tyre dhe për të kontribuar në përparimin e vendit.