Njoftime
Departamenti i Metodologjisë së Mësimdhënies në Fakultetin e Shkencave të Edukimit në Universitetin e Elbasanit “Aleksander Xhuvani”, për nevojat e tij për vitin akademik 2020-2021, shpall konkurs për për 1 (një) personel akademik me kohë të pjesshme për pozionin e punës profesor.
Kriteret e përgjithshme e të veçanta për konkurrim janë:
Kandidatët duhet të dorëzojnë këto dokumente:
Përveç konkurrimit me dosje aplikantët do t'i nënshtrohen intervistës në departament.
Dokumentacioni i kërkuar mund të dorëzohet në rrugë postare apo në zarf të mbyllur në zyrën e Protokoll Arkivës në Rektorat nga data 12.03.2021 deri 22.03.2021.
Adresa postare:
Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”,
Rruga “Ismail Zyma”,
Departamenti i Metodologjisë së Mësimdhënies
Elbasan
Provimet e sezonit të parë të vitit akademik 2020-2021, në Fakultetet e Universitetit e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” të zhvillohen të kombinuara: provime në auditor me prezencë fizike të studentëve dhe provime online me prezencë virtuale të studentëve.
Në vijim gjeni publikimin e datave të provimeve për Fakultetin tuaj.
Grafiku i provimeve të mbartura
Lista e studentëve të ndarë në grupe
Grafiku i provimeve Viti I Master
Grafiku i provimeve të mbartura vitet e para Master
Lista emërore e studentëve të viteve të para Master
Ju lutem, të konsultoheni paraprakisht me kalendarin, në mënyrë që të mos keni paqartësi për ditët dhe lëndët respektive.
Ju urojmë suksese!
Albanian Sports Science Association (ASSA) në bashkëpunim me Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, Fakulteti i Shkencave të Edukimit, Departamenti i Edukimit Fizik dhe Sporte, organizojnë për të disatin vit rradhazi, konferencën ndërkombëtare: International Conference on Sport, Science and Education. Their role in Achieving the Sustainable Development and Social Welfare, në datat 01-02 prill 2021.
Për më shumë informacion, për programin e konferencës dhe modalitetet e zhvillimit të saj, Ju ftojmë të vizitoni faqen web: https://www.assa.al/icsse-2021/