Aktivitete në UE

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Aktivitete në UE ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Aktivitete ne UE, UnielAktivitete në UE

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Biblioteka ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Biblioteka ,Uniel Biblioteka

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Njoftime ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Njoftime ,UnielNjoftime

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Punësimi në UE ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Punësimi në UE ,UnielPunësimi në UE

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Kontakte ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Kontakte ,UnielKontakte

Me shume

Në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, u organizua takimi me temë "Zëri i grave dhe vajzave"

Është zhvilluar në Universitetin e Elbasanit "Aleksandër Xhuvani", tryeza e shtatë e rrumbullakët e çështjeve të barazisë gjinore me temë  "Zëri i grave dhe vajzave",

Në takim u trajtua mbrotja e grave dhe vajzave, fuqizimi i zërit të tyre në shoqëri, garantimi i pjesëmarrjes së barabartë në vendimarrje, projektet e vazhdueshme që ndërmerren për të rritur rolin aktiv të vajzave dhe grave.

Më shumë

Në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, zhvillohet aktiviteti me temë "Aleanca kundër gjuhës së urrejtjes një diskutim gjithëpërfshirës"

Universiteti i Elbasanit "Aleksandër Xhuvani", në bashkëpunim me Këshillin e Evropës, Avokaten e Popullit, Komisionerin për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe Autoritetin e Mediave Vizive, zhvilluan aktivitetin me temë "Aleanca kundër gjuhës së urrejtjes një diskutim gjithëpërfshirës".

Ky aktivitet u organizua në kuadër të 12-vjetorit të miratimit të ligjit për mbrojtjen nga diskriminimi.

Më shumë

Organizohet në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, ekspozita "Elbasani i viteve 1916-1918"

Bashkia Elbasan, në bashkëpunim me departamentin e gjuhësisë në Universitetin e Elbasanit "Aleksandër Xhuvani", ka organizuar me rastin e festimeve për “Ditën e Verës”, ekspozitën "Elbasani i viteve 1916-1918".

Përmes kësaj ekspozite me foto të rralla nga Arkivi i Vjenës (mundësuar nga Arkivi Digjital i Elbasanit), studentë, profesorë, studiues dhe qytetarë të Elbasanit, kanë mundësinë të njohin në terësi, kontributin që qytetarët Austro-Hungarezë kanë dhënë në fushën e arsimit, infrastrukturës, kulturës dhe ekonomisë, gjatë qendrimit të tyre në Elbasan.

Më shumë

Zhvillohet në Fakultetin e Shkencave të Edukimit projekti me temë “Forcimi i Edukimit për Qytetari Demokratike"

Në Fakultetin e Shkencave të Edukimit është zhvilluar projekti me temë “Forcimi i Edukimit për Qytetari Demokratike", organizuar nga Këshilli Evropian.

Në fjalën e saj përshëndetëse, dekane e këtij fakulteti Prof.as.dr Elisabeta Osmanaj, theksoi rëndësinë e organizimit të këtyre projekteve dhe aktiviteteve, për rritjen e cilësisë së Arsimit të Lartë dhe përgatitjen e mësuesve të ardhshmëm.

Më shumë

Në kuadër të "Ditët e informimit të maturantëve", zhvillohet në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, takimi me maturantët

Në Universitetin e Elbasanit "Aleksandër Xhuvani", janë zhvilluar në datat 22,23,24,25,28 shkurt dhe në datat 1,2 mars takimi me maturantët e shkollave:

"Dhaskal Todri","Kostandin Kristoforidhi" , "Luigj Gurakuqi", "Vasil Kamami",  IMSA, "Rahma School", "Fiqiri Baltëza", "Ahmet Dakli", "Ibrahim Bozhiqi", "Ibrahim Ceka", "Kodhel Dedja", "11 Dëshmorët", "Kostandin Shpataraku", "Onufri", "Mahir Domi", "Anastas Cakalli", "Mahmud Ali Cungu, "Salih Ceka", "Ali Myftiu"

Më shumë

Rektori i Universitetit të Elbasanit, Prof.dr.Skender Topi, zhvillon takim me ambasadorin e Arabisë Saudite

Rektori i Universitetit Prof.dr. Skender Topi, zhvilloi ditën e sotme një takim me ambasadorin e Arabisë Saudite, Faisal Ghazi Ismail Hifzi, duke e prezantuar atë me historikun, traditën e universitetit në fushën e mësimdhënies, kapacitetet që ofron, bashkëpunimet e vazhdueshme dhe ndërkombëtarizimin që mbetet prioritet për Universitetin e Elbasanit.

Në fjalën e tij, rektori shprehu vlerësimin, për iniciativën e ndërmarrë nga ambasada e Arabisë Saudite, për të ndihmuar komunitetin shqiptar, punëve të vazhdueshme që bëhen për qeveritë lokale dhe universitetet, duke theksuar gatishmërinë e universitetit për t’iu bashkëngjitur iniciativave dhe bashkëpunimeve.

Më shumë