Rektori i Universitetit të Elbasanit, Prof.dr.Skender Topi, zhvillon takim me ambasadorin e Arabisë Saudite
Rektori i Universitetit Prof.dr. Skender Topi, zhvilloi ditën e sotme një takim me ambasadorin e Arabisë Saudite, Faisal Ghazi Ismail Hifzi, duke e prezantuar atë me historikun, traditën e universitetit në fushën e mësimdhënies, kapacitetet që ofron, bashkëpunimet e vazhdueshme dhe ndërkombëtarizimin që mbetet prioritet për Universitetin e Elbasanit.
Në fjalën e tij, rektori shprehu vlerësimin, për iniciativën e ndërmarrë nga ambasada e Arabisë Saudite, për të ndihmuar komunitetin shqiptar, punëve të vazhdueshme që bëhen për qeveritë lokale dhe universitetet, duke theksuar gatishmërinë e universitetit për t’iu bashkëngjitur iniciativave dhe bashkëpunimeve.
Ambasadori Faisal Ghazi Ismail Hifzi, falenderoi Rektorin Prof.dr Skender Topi dhe garantoi anazhimin e tij, në sigurimin e mundësive për zhvillimin e fushave të ndërsjellta, sidomos atë akademike.
Në përfundim të takimit të dy palët, shprehën gatishmërinë e krijimit të iniciativave, projekteve dhe bashkëpunimeve të reja në të ardhmen.