Zhvillohet në Fakultetin e Shkencave të Edukimit projekti me temë “Forcimi i Edukimit për Qytetari Demokratike"
Në Fakultetin e Shkencave të Edukimit është zhvilluar projekti me temë “Forcimi i Edukimit për Qytetari Demokratike", organizuar nga Këshilli Evropian.
Në fjalën e saj përshëndetëse, dekane e këtij fakulteti Prof.as.dr Elisabeta Osmanaj, theksoi rëndësinë e organizimit të këtyre projekteve dhe aktiviteteve, për rritjen e cilësisë së Arsimit të Lartë dhe përgatitjen e mësuesve të ardhshmëm.
Znj.Suela Kusi Drita, Oficere e Lartë e projektit Këshilli i Europës dhe Prof.dr.Bardhyl Musai (Universiteti i Tiranës), prezantuan të pranishmit me gjetjet e studimit mbi kurrikulat në Arsimin e Lartë, përgatitjen e mësuesve të ardhshëm në fushën e Edukimit me të Drejtat e Njëriut dhe Edukimit për Qytetari Demokratike.