Aktivitete në UE

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Aktivitete në UE ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Aktivitete ne UE, UnielAktivitete në UE

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Biblioteka ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Biblioteka ,Uniel Biblioteka

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Njoftime ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Njoftime ,UnielNjoftime

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Punësimi në UE ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Punësimi në UE ,UnielPunësimi në UE

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Kontakte ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Kontakte ,UnielKontakte

Me shume

Organizohet në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, ceremonia e promovimit të librave të Prof.dr. Liman Varoshi e Dr. Mustafa Kadzadej dhe Prof.dr. Roland Gjini

Qendra kërkimore e studimeve albanologjike dhe ballkanologjike "Aleks Buda" (QSAB), UE "Aleksandër Xhuvani", organizoi sot ceremoninë e promovimit të dy librave, "Dukuri dhe personalitete në albanologji", me autorë Prof.dr. Liman Varoshi dhe bashkautor Dr. Mustafa Kadzadej dhe "Elbasani, personalitete, ngjarje e dukuri historike", me autor Prof.dr. Roland Gjini.

Kjo ceremoni, u zhvillua në homazh të 1-vjetorit të ndarjes nga jeta të Profesor Liman Varoshi. Në fjalën e tyre ndanë mendime, vlerësime e kujtime Zv/Rektori i UE "Aleksandër Xhuvani" Prof.dr. Peçi Naqellari, Dekani i FSHH-së, Prof.as.dr Albert Riska, akademikët Beqir Meta, Akademia e Shkencave dhe Hamit Kaba, Instituti i Historise/ASA, profesorë, kolegë të autorëve, si edhe miq e familjarë të tyre.

Më shumë

Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit midis Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” dhe SWISSCONTACT

Qëllimi i këtij memorandumi, është të krijojë një marrëdhënie reciproke të dobishme, të ndërtuar mbi bashkëpunimin akademik, shkencor dhe kulturor, si dhe të përcaktojë fushat për kërkimin shkencor e akademik në të cilin palët dëshirojnë të punojnë së bashku në të ardhmen, për përfitimin e tyre të ndërsjellë, për të nxitur një kuadër bashkëpunimi me synimin për të fituar nga iniciativat dhe procedurat e punës së njëri-tjetrit.

Projekti “Aftësi për punë”, është një projekt i hartuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, në bashkëpunim me qeverinë shqiptare, për zbatimin e të cilit është kontraktuar Swisscontact.

Më shumë

Organizohet në Universitetin e Elbasanit, workshopi me temë "Marketingu dhe Komunikimi"

Në Universitetin e Elbasanit "Aleksandër Xhuvani", është zhvilluar workshopi me temë "Marketingu dhe Komunikimi", prezantuar nga Z.Edmond Kristo, menaxher dhe dr.marketingu i Zhan 92.

Në takim studentët, u prezantuan me rëndësinë që ka komunikimi në përditshmërinë tonë, në marrëdhënie me të tjerë, në fushën profesionale, njohja e teknikave të komunikimit dhe përdorimi i tyre në fushën e marketingut.

Më shumë

Mbahet në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, seanca dëgjimore dhe konsultimi

Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, zhvilloi një seancë dëgjimore me përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe publike lidhur me depistimin e skoliozës te fëmijët. Në takim ishin të pranishëm dhe mjekë,profesor e studentë nga Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike, ku nuk munguan pyetjet për identifikimin në kohë të kësaj patologjie dhe masat që duhen marrë për reduktimin e numrit të fëmijëve të prekur.

Më shumë

Organizohet në Fakultetin Ekonomik trajnimi titulluar "Klubi i debatit"

Në Fakultetin Ekonomik, u zhvillua trajnimi "Klubi i debatit", ku studentët, u njohën me hulumtimin shkencor, metodat e kërkimit shkencor, shkrimi akademik, fazat përmes të cilit zhvillohet hulumtimi shkencor, plagjiatura etj. Përmes organizimit të këtyre trajnimeve, Universiteti i Elbasanit "Aleksandër Xhuvani", synon të aftësojë studentët në fushën e kërkimit shkencor dhe në rritjen e cilësisë së tij.

Më shumë

Prezantohet në Fakultetin e Shkencave të Edukimit, libri i Prof.as.dr. Ardjan Turkut

Prezantohet libri i Prof.as.dr. Ardjan Turkut “Formësimi i kompetencave të mësuesve të rinj, përmes praktikave profesionale”.Ky prezantim vjen si pjesë e aktivitete që FSHE "organizon "në kuadër të nismës “Muaji Mars muaji i mësuesisë në FSHE”.

Rektori i Universitetit Prof.dr. Skender Topi, vuri theksin në rëndësinë që ka promovimi i teksteve akademike dhe pasurimi i bibliotekës me studime të mirëfillta, të cilat do të kenë gjithmonë mbështetjen e rektoratit të Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”. Profesor Ardjan Turku e konsideroi studimin si mjaft të rëndësishëm për të gjithë studentët e degëve të mësuesisë, pedagogët që mbulojnë praktikat profesionale si dhe për mësuesit mentorë. Ai theksoi faktin se studime të tilla krijojnë hapësira për debate të mëtejshme në aspektin shkencor dhe akademik.

Më shumë