Aktivitete në UE

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Aktivitete në UE ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Aktivitete ne UE, UnielAktivitete në UE

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Biblioteka ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Biblioteka ,Uniel Biblioteka

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Njoftime ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Njoftime ,UnielNjoftime

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Punësimi në UE ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Punësimi në UE ,UnielPunësimi në UE

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Kontakte ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Kontakte ,UnielKontakte

Me shume

Workshop "Format e kredidhënies" në bashkëpunim me Raiffeisen BANK

Universiteti i Elbasanit "Aleksandër Xhuvani", në bashkëpunim me Bordi Këshillimor i Biznesit, ka organizuar një workshopin me temë "Format e kredidhënies", në kuadër të marrëveshjes që ka me një bankë të nivelit të dytë, ku në fokus ishin, njohja e studentëve me funksionet, detyrat dhe praktikat e sistemit bankar. Z.Armand Xhavo, ekspert i kredidhënies dhe njohës i mirë i sistemit bankar, prezantoi për studentët te gjitha mundësite që ofron banka në mbështetjen akademike dhe profesionale të tyre.

Workshop "Format e kredidhënies" në bashkëpunim me Raiffeisen BANK

Hapet programi i studimit "Mësues gjithëpërfshirës" në Fakultetin e Shkencave të Edukimit

Hapet programi i studimit "Mësues gjithëpërfshirës", në Fakultetin e Shkencave të Edukimit, në Universitetin e Elbasanit.

Ky kurs, i pari në llojin e vet, është ngritur në Universitetin e Elbasanit dhe Korçës, përgatitej prej 3 vitesh, me mbështetjen e AICS Tirana- Agjencisë Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim dhe Save the Children.

Ai do t’i shërbejë plotësimit të nevojave për Edukatorë të kualifikuar dhe përmirësimit të ofrimit të shërbimeve për fëmijët që në moshë të hershme.

Më shumë

U organizua në Universitetin e Elbasanit "Aleksandër Xhuvani", Workshopi me temë "Kërkimi shkencor mes ndërkombëtarizimit dhe sfidave"

U organizua në Universitetin e Elbasanit "Aleksandër Xhuvani", Workshopi me temë "Kërkimi shkencor mes ndërkombëtarizimit dhe sfidave"

Në fjalën e tij përshëndetëse Rektori , Prof.dr. Skender Topi, theksoi rëndësinë që ka kërkimi shkencor dhe krijimi i një infrastrukture që kontribuon në zhvillimin e mëtejshëm të tij.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Znj. Evis Kushi, në fjalën e saj, cilësoi si jashtëzakonisht të frytshëm bashkëpunimin me universitetet dhe sidomos kontributin që vetë Rektori ka dhënë, për zhvillimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi, sidomos në kuadër të kërkimit shkencor. Gjithashtu, ministrja Kushi, përmendi sfidat me të cilat përballet sot arsimi i lartë dhe nevojën për ruajtjen e identiteteve të universiteteve.

Më shumë

Workshop "Perspektivat globale të prodhimit bujqësor" në bashkëpunim me AgriferttradeS

U zhvillua në Universitetin e Elbasanit "Aleksandër Xhuvani", Workshopi me titull "Perspektivat globale të prodhimit bujqësor", mbajtur nga administratori i firmës AgrierttradeS Arqile Mato, anëtar i Bordit Këshillimor të Biznesit të UE-së. Gjatë këtij workshop-i, z. Mato, shpjegoi rëndësinë, nevojën, përfitimet dhe teknologjinë e përdorur të biostimulantëve.

Workshop "Perspektivat globale të prodhimit bujqësor" në bashkëpunim me AgriferttradeS

Universiteti i Elbasanit merr pjesë në Panairin EU4Education #eu4educationfair

Ky aktivitet mblodhi institucionet e arsimit të lartë, për të prezantuar për të rinjtë e grupmoshave të ndryshme, implementimin e programit Erasmus+ në institucionet e styre.
Stenda e Universitetit të Elbasanit, prezantoi programin e mobiliteteve Erasmus+. Materiale të veçanta informuese u prezantuan për të pranishmit dhe për projektet aktuale për ngritjen e kapaciteteve ENTRAL, VALEU-X, BKSTONE si dhe e vetmja katetër e Jean Monnet, EU Enlargement and Acquis Adoption Burden: Albanian Challenges / EEAABAC