Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, merr pjesë në Panairin Mbarëkombëtar të Librit Akademik dhe Shkencor 2022
U organizua në mjediset e hapura të Akademisë së Shkencave në Tiranë, Panairi Mbarëkombëtar i Librit Akademik dhe Shkencor, në kuadër të veprimtarive kushtuar 50-vjetorit të themelimit të kësaj akademie. Në ceremoninë së hapjes ishin të pranishëm, kryetari i Akademisë së Shkencave Skënder Gjinushi, kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja, akademikë, studiues nga të gjitha fushat dhe studentë e nxënës të shkollave.
Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, u prezantua me libra nga akademikë dhe profesorë të universitetit, duke përfshirë gjithashtu Buletinin Shkencor.