Zhvillohet në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, tryeza me temë “Integrimi i studentëve në tregun e punës”
Në kuadër të projektit “3E - English- Entrepreneurship – Employability”, mundësuar nga mbështetja e Ambasadës Amerikane, JAA (Junior Achievement Albania), zhvilloi në Universitetin e Elbasanit tryezën me temë “Integrimi i studentëve në tregun e punës”.
Znj. Blerina Guga dhe Znj.Anisa Subashi, prezantuan situatën aktuale të punësimit të studentëve dhe identifikimin e modeleve dhe praktikave kombëtare e lokale, që mundësojnë integrimin e studentëve në tregun e punës.