Organizohet në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, Konferenca Shkencore Ndërkombëtare me temë "Kujtesa Kolektive në Letërsi dhe Media"
Në Universitetin e Elbasanit "Aleksandër Xhuvani, u organizua Konferenca Shkencore Ndërkombëtare me temë "Kujtesa Kolektive në Letërsi dhe Media".
Qëllimi i kësaj konference është të paraqesë këndvështrime të reja mbi dilemat tradicionale që lidhen me kujtesa kolektive, veçanërisht në fushën e letërsisë dhe medias. Konferenca është një përpjekje për të promovuar kërkimin shkencor dhe për të adresuar pyetje që lidhen me rëndësinë dhe rolin e letërsisë dhe medias në formësimin e kujtesës kolektive dhe rimodelimin politik, social dhe realitetet kulturore.