Aktivitete në UE

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Aktivitete në UE ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Aktivitete ne UE, UnielAktivitete në UE

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Biblioteka ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Biblioteka ,Uniel Biblioteka

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Njoftime ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Njoftime ,UnielNjoftime

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Punësimi në UE ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Punësimi në UE ,UnielPunësimi në UE

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Kontakte ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Kontakte ,UnielKontakte

Me shume

Gjimnazistë të Medrese “Iliria”, Elbasan zhvillojnë një takim informues në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”

Zyra e Këshillimit të Karrierës dhe Alumnit në Universitetin e Elbasanit zhvilloi një takim informues me një grup gjimnazistësh të klasës së XI nga Medrese “Iliria” Elbasan.

Nxënësit u informuan nga Zyra e Karrierës në lidhje me programet e studimit që universiteti ofron në ciklet e studimit, mbi funksionet dhe shërbimet që zyra e karrierës ofron në mbështetje të studentëve, pjesëmarrjen në trajnime, intershipe, aktivitete socialkulturore që zhvillohen me klubet studentore, konferencat studentore, programin Erasmus+  etj.

Më shumë

Stafit të Universitetit të Elbasanit “Alesandër Xhuvani”, i shtohen 2 ish-studentë të tij

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuar, kemi kënaqësinë të ndajmë me ju lajmin, se personelit tonë i shtohen dy anëtarë të rinj, ish-studentë të diplomuar në Universitetin e Elbasanit, pjesëmarrës të programit të praktikave të punës pranë universitetit tonë dhe nga sot pjesë e stafit të rektoratit, duke sjellë përkushtimin, aftësitë dhe entuziazmin e tyre për të mbështetur më tej misionin dhe vizionin e universitetit tonë.

Ju urojmë suksese Eligerta Sadja dhe Luan Qosja në rrugëtimin e tyre profesional!

Stafit të Universitetit të Elbasanit “Alesandër Xhuvani”, i shtohen 2 ish-studentë të tij

Prof.dr. Skender Topi zhvilloi takim me rektorin dhe zëvendësrektorët e Universitetit të Foggias

Prof. dr. Skender Topi zhvilloi një takim frytdhënës me rektorin e Universitetit të Foggias, Lorenzo Lo Muzio, dhe dy zëvendësrektorët, Mariantonietta Fiore dhe Donatella Curtotti.

Ky takim shënoi një tjetër hap të rëndësishëm në kuadër të bashkëpunimit të hershëm dhe të suksesshëm midis dy institucioneve, që ka rezultuar në realizimin e projekteve të përbashkëta, shkëmbimin e personelit akademik e studentorë, si dhe rritjen e cilësisë dhe iniciativave në kërkimin shkencor.

Ky bashkëpunim pritet të sjellë përfitime të ndërsjella, duke promovuar shkëmbimet ndërinstitucionale dhe duke thelluar angazhimin e të dy universiteteve, për të avancuar në fushën e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor.

Prof.dr. Skender Topi zhvilloi takim me rektorin dhe zëvendësrektorët e Universitetit të Foggias

Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, nënshkroi Memorandumin e Mirëkuptimit me Ministrinë e Drejtësisë

Universiteti i Elbasanit "Aleksandër Xhuvani", nënshkroi ditën e sotme Memorandumin e Mirëkuptimit dhe marrëveshjen e Ndihmës Juridike Parësore me Ministrinë e Drejtësisë. Përmes këtyre marrëveshjeve, UE permbush nje objektiv thelbësor në drejtim të rritjes profesionale të studentëve dhe personelit akademik, duke i mundësuar edhe aftësimin praktik nëpërmjet Klinikës së Ligjit të Fakultetit të Biznesit dhe të Drejtësisë qe i garanton të gjithë shtetasve akses të barabartë në drejtësi.

Në vijim të nënshkrimit të memorandumit, Ministri i Drejtësisë, Z. Ulsi Manja, ne ceremoninë zyrtare të emërtimit të Fakultetit te Biznesit dhe Drejtësise, zhvilloi një takim të frytshëm me studentë dhe personel akademik të këtij fakulteti.

Më shumë

Zhvillohet Trajnimi "cyber drill", nga ekspertët e Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike

Në Universitetin e Elbasanit "Aleksandër Xhuvani", u zhvillua një trajnim praktik të titulluar "cyber drill",nga ekspertët e Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike. Ky trajnim u ofroi studentëve të programit të studimit të Teknologji të Informacionit" mundësinë të përballen me skenarë realë të menaxhimit të incidenteve kibernetike.

Përmes këtij simulimi, studentët eksploruan sfidat e sigurisë kibernetike dhe përvetësuan teknika të avancuara për identifikimin dhe zgjidhjen e kërcënimeve.

Zhvillohet Trajnimi "cyber drill", nga ekspertët e Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike

Organizohet në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” Forumi i Ballkanit Perëndimor mbi institucionalizimin e gjuhës rome

Universiteti i Elbasanit "Aleksandër Xhuvani", në bashkëpunim me Institutin e Kulturës Rome në Shqipëri dhe ERIAC, organizuan Forumin e Ballkanit Perëndimor mbi institucionalizimin e Gjuhës Rome.

Ky forum kishte në fokus unifikimin e rekomandimeve shkencore, me qëllim dokumentimin e gjuhës rome, e cila është faza e parë e krijimit të teksteve të shkruara, e studimit të romishtes dhe e hartimit të teksteve të përshtatshme shkollore, si edhe ruajtjen e trashëgimisë së përbashkët kulturore.

Më shumë