Aktivitete në UE

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Aktivitete në UE ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Aktivitete ne UE, UnielAktivitete në UE

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Biblioteka ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Biblioteka ,Uniel Biblioteka

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Njoftime ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Njoftime ,UnielNjoftime

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Punësimi në UE ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Punësimi në UE ,UnielPunësimi në UE

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Kontakte ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Kontakte ,UnielKontakte

Me shume

Studentë të Universitetit të Elbasanit pjesë e Digi Camp & Digital Skills Festival 2026 në Prizren

Gjashtë studentë të programit të studimit Informatikë-Ekonomike të Fakultetit të Biznesit dhe i Drejtësisë në Universitetin e Elbasanit, të shoqëruar nga pedagogu Dr. Erind Bedalli, morën pjesë në aktivitetin ndërkombëtar Digi Camp & Digital Skills Festival 2026, i zhvilluar në Innovation and Training Park (ITP) Prizren. Gjatë tri ditëve të festivalit, studentët u përfshinë në një sërë aktivitetesh inovative, duke përfshirë JunctionX Regional Hackathon, Next Quest Game Jam, punëtori interaktive, sesione trajnimi, aktivitete rrjetëzimi dhe prezantime projektesh.

Pjesëmarrësit patën mundësinë të zhvillojnë aftësitë e tyre në fushën e teknologjisë, inovacionit, sipërmarrjes dhe transformimit dixhital, si dhe të bashkëpunojnë me studentë, mentorë, ekspertë dhe përfaqësues institucionesh nga Kosova dhe rajoni. Nën moton “Learn. Build. Grow.”, festivali krijoi një mjedis frymëzues për shkëmbimin e ideve, zhvillimin e projekteve inovative dhe krijimin e lidhjeve të reja profesionale, duke kontribuar në përgatitjen e të rinjve për sfidat e ekonomisë dhe shoqërisë dixhitale.

Më shumë

Pedagogë dhe studentë të Elbasanit në 'EducaThon': Projektimi i së ardhmes përmes Realitetit Virtual"

Pedagogë dhe studentë të Universitetit të Elbasanit morën pjesë në veprimtarinë ndërkombëtare “International Distributed EducaThon”, e zhvilluar në Universitetin “Džemal Bijedić” në Mostar, në kuadër të Shkollës Verore Erasmus EduGAME.

Gjatë aktivitetit, ekipet multidisiplinare projektuan përvoja immersive në realitet virtual (VR), duke prezantuar mënyra të ndryshme të festimit të Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve në kontekste të ndryshme kulturore.

Pedagogët morën pjesë fizikisht në Mostar, ndërsa studentët e programit Bachelor në Arsimin Fillor u angazhuan në format online, duke bashkëpunuar me universitete partnere nga Bosnja dhe Hercegovina, Shqipëria dhe Tunizia.

Më shumë

Vizitë zyrtare e Koordinatorëve të Projektit EduGame në Universitetin e Elbasanit

Në Fakultetin e Shkencave të Edukimit u zhvillua një vizitë zyrtare e përfaqësuesve nga Universiteti i Vytautas Magnus, Lituani, koordinator të Projektit EduGAME, Doc. Dr. Judita Kasperiuniene dhe Dr. Dovile Kuiziniene, me qëllim vlerësimin e ecurisë së projektit dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet partnerëve.

Gjatë aktivitetit u organizua një trajnim për punonjësit në fushën e arsimit me temë “Serious Games in Higher Education – nga lojërat edukative te inteligjenca artificiale.” Pjesëmarrësit morën pjesë në sesione teorike dhe praktike, duke zhvilluar ushtrime mbi gamifikimin e kurseve dhe përfshirjen e studentëve në procesin mësimor.

Përfaqësuesit e Universitetit të Lituanisë vizituan gjithashtu Laboratorin EduGAME, ku u njohën me pajisjet, materialet mësimore dhe demonstruan mënyra të reja përdorimi në mësimdhënie.

https://edugame-project.eu/

Vizitë zyrtare e Koordinatorëve të Projektit EduGame në Universitetin e Elbasanit

Universiteti i Elbasanit zhvillon aktivitet mbi ndikimin e Inteligjencës Artificiale në sipërmarrje në kuadër të projektit LAIA

Universiteti i Elbasanit zhvilloi aktivitetin e radhës të rëndësishëm që synon rrjetëzimin dhe shkëmbimin e njohurive në fushën e teknologjisë. Këto aktivitete organizohen në kuadër të zbatimit të projektit LAIA, një iniciativë që po sjell një frymë të re bashkëpunimi në mjediset akademike. Në kuadër të këtij cikli, në Fakultetin e Biznesit dhe i Drejtësisë u zhvillua një takim kyç me fokus ndërthurjen e teknologjisë me botën e sipërmarrjes duke bërë bashkë ekspertë të fushës, studentë dhe personel akademik. Prof. Erind Bedalli udhëhoqi diskutimin mbi impaktin e Inteligjencës Artificiale, duke shpjeguar me detaje lidhjen midis IA-së dhe sipërmarrjes, aplikimet praktike dhe mënyrën se si teknologjia po transformon vendimarrjen strategjike në biznes.

Universiteti i Elbasanit zhvillon aktivitet mbi ndikimin e Inteligjencës Artificiale në sipërmarrje në kuadër të projektit LAIA

Koordinatorë të Projektit EduGame zhvillojnë një takim me personelin akademik të Fakultetit të Biznesit e Drejtësisë

Në Fakultetin e Biznesit dhe i Drejtësisë, në kuadër të vizitës zyrtare të përfaqësuesve nga Universiteti i Vytautas Magnus, Lituani, koordinator i projektit EduGame, u zhvillua një takim me personelin akademik të Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”. Gjatë takimit, përfaqësuesit Doc. Dr. Judita Kasperiuniene dhe Dr. Dovile Kuiziniene, prezantuan universitetin e tyre dhe ndanë përvojat në zhvillimin e metodave inovative mësimore.

U diskutua gjithashtu për mundësi bashkëpunimi në projekte të përbashkëta, programe të dyfishta, shkëmbime studentësh dhe pjesëmarrje në konferenca ndërkombëtare. U theksua rëndësia e forcimit të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe e rritjes së kapaciteteve akademike të studentëve dhe stafit, ndërsa takimi shërbeu si një mundësi e vlefshme për të planifikuar hapat e ardhshëm të bashkëpunimit.

Koordinatorë të Projektit EduGame zhvillojnë një takim me personelin akademik të Fakultetit të Biznesit e Drejtësisë

E ardhmja është IA! Raiffeisen Bank prezanton inovacionet për GenZ në Universitetin e Elbasanit

Në kuadër të projektit LAIA, i cili synon integrimin e Inteligjencës Artificiale në mjediset akademike dhe profesionale, në Fakultetin e Biznesit dhe i Drejtësisë u organizua një workshop ndërveprues me përfaqësues të Raiffeisen Bank. Ky aktivitet, pjesë e ciklit të workshopeve dhe takimeve të organizuara në bashkëpunim të ngushtë me Bordin Këshillimor të Biznesit, bëri bashkë studentët, personelin akademik dhe ekspertët e industrisë për të diskutuar mbi sfidat e reja teknologjike.

Nën temën "Marketingu Digjital në Raiffeisen Bank: Zhvillimi i Aplikacioneve për GenZ", fokus të veçantë iu kushtua transformimit të industrisë financiare përmes teknologjive të bazuara në Inteligjencën Artificiale. Gjatë takimit u prezantua Raiffeisen Youth, aplikacioni i parë i këtij lloji që shfrytëzon inovacionin për t’iu përgjigjur nevojave dinamike të gjeneratës së re. Përgjatë prezantimit, Znj. Vjola Mato dhe Z. Endri Pano ndanë ekspertizën e tyre mbi rritjen e efektivitetit përmes mjeteve digjitale, duke u ofruar pjesëmarrësve një perspektivë praktike dhe vlerë të shtuar përmes diskutimeve interaktive.

E ardhmja është IA! Raiffeisen Bank prezanton inovacionet për GenZ në Universitetin e Elbasanit

situs toto