Aktivitete në UE

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Aktivitete në UE ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Aktivitete ne UE, UnielAktivitete në UE

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Biblioteka ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Biblioteka ,Uniel Biblioteka

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Njoftime ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Njoftime ,UnielNjoftime

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Punësimi në UE ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Punësimi në UE ,UnielPunësimi në UE

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Kontakte ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Kontakte ,UnielKontakte

Me shume

Zhvillohet në Universitetin e Elbasanit trajnimi në kuadër të Projektit SuProm “Sustainable project management in Balkan HEIs” (Manaxhimi i qëndrueshëm i projekteve në IAL-të e Ballkanit”

Në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” u zhvillua një trajnim dy ditor me fokus manaxhimin e projekteve, në kuadër të projekti Erasmus-LS financuar nga Bashkimi Europian, me titull SuProM - “Sustainable project management in Balkan HEIs” (Manaxhimi i qëndrueshëm i projekteve në IAL-të e Ballkanit”, projekt i cili ka një kohëzgjatje 2-vjeçare dhe ka si qëllim kryesor modernizimin e arsimit të lartë në vendet e Ballkanit Perëndimor. Në këtë projekt UNIEL është partner në një konsorcium prej 9 universitetesh, drejtuar nga Universiteti i Ljubjanes në rolin e koordinatorit.

Projekti u prezantua nga koordinatorja per Universitetin e Elbasanit Prof.as.Dr.Imelda Sejdini dhe me tej, Znj.Vika Pusnič dhe Prof..Helena Kovačič nga Universiteti i Ljubjanes i njohën të pranishmit me aktivitetet e planifikuara për realizimin e këtij projekti.

Më shumë

Takim me përfaqësuesit e Universitetit Vytautas Magnus në kuadër të projektit EduGame

Në Fakultetin e Biznesit dhe i Drejtësisë, në kuadër të vizitës zyrtare të përfaqësuesve nga Universiteti i Vytautas Magnus, Lituani, koordinator i projektit EduGame, u zhvillua një takim me personelin akademik të Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”. Gjatë takimit, përfaqësuesit Doc. Dr. Judita Kasperiuniene dhe Dr. Dovile Kuiziniene, prezantuan universitetin e tyre dhe ndanë përvojat në zhvillimin e metodave inovative mësimore.

U diskutua gjithashtu për mundësi bashkëpunimi në projekte të përbashkëta, programe të dyfishta, shkëmbime studentësh dhe pjesëmarrje në konferenca ndërkombëtare. U theksua rëndësia e forcimit të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe e rritjes së kapaciteteve akademike të studentëve dhe stafit, ndërsa takimi shërbeu si një mundësi e vlefshme për të planifikuar hapat e ardhshëm të bashkëpunimit.

Takim me përfaqësuesit e Universitetit Vytautas Magnus në kuadër të projektit EduGame

Zhvillohet seminari me temë “Adapted Physical Education (APA) for Children with Developmental Disabilities” në Fakultetin e Shkencave të Edukimit

Në kuadër të projektit Erasmus+ SHAPE, në ambientet e Fakultetit të Shkencave të Edukimit në Universitetin e Elbasanit u zhvillua seminari me temë “Adapted Physical Education (APA) for Children with Developmental Disabilities”. Profesorë nga Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, Znj. Megi Vjerdha dhe Znj. Gentiana Nicaj, prezantuan studimet dhe përvojat e tyre në fushën e edukimit fizik të adaptuar për fëmijët me nevoja zhvillimore.

Seminari u shoqërua me diskutime të hapura dhe konkluzione praktike, duke kontribuar në arritjen e qëllimeve të projektit SHAPE dhe nxitjen e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve arsimore pjesëmarrëse.

Zhvillohet seminari me temë “Adapted Physical Education (APA) for Children with Developmental Disabilities” në Fakultetin e Shkencave të Edukimit

Përfaqësues nga Lituania vizitojnë Fakultetin e Shkencave të Edukimit në kuadër të projektit EduGame

Në Fakultetin e Shkencave të Edukimit u zhvillua një vizitë zyrtare e përfaqësuesve nga Universiteti i Vytautas Magnus, Lituani, koordinator të Projektit EduGAME, Doc. Dr. Judita Kasperiuniene dhe Dr. Dovile Kuiziniene, me qëllim vlerësimin e ecurisë së projektit dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet partnerëve.

Gjatë aktivitetit u organizua një trajnim për punonjësit në fushën e arsimit me temë “Serious Games in Higher Education – nga lojërat edukative te inteligjenca artificiale.” Pjesëmarrësit morën pjesë në sesione teorike dhe praktike, duke zhvilluar ushtrime mbi gamifikimin e kurseve dhe përfshirjen e studentëve në procesin mësimor.

Më shumë

Zhvillohet në Universitetin e Elbasanit Java Ballkanike e Sportit në kuadër të projektit SHAPE

Në kuadër të projektit SHAPE të implementuar nga Universiteti i Elbasanit u zhvillua Java Ballkanike e Sportit, ku të rinj nga Shqipëria, Belgjika, Letonia, Franca, Finlanda dhe Spanja u bashkuan në aktivitete të mbushura me energji, sport dhe bashkëpunim.

Java Ballkanike e Sportit nisi me një sesion informues mbi Projektin SHAPE dhe Programin Erasmus+, ku u ndanë mundësitë për të mësuar, udhëtuar dhe vepruar përmes programeve evropiane. Në vijim pjesëmarrësit bashkëpunuan me studentët në zhvillimin e një sërë aktivitetesh edukative dhe sportive, të konceptuara dhe të realizuara nga vetë anëtarët e projektit SHAPE.

Përmes metodave të edukimit joformal dhe informal u ofruan momente reflektimi dhe bashkëveprimi përmes yoga-s, meditimit dhe lojërave sportive, duke nxitur vetëdijen emocionale, ekuilibrin e brendshëm, kreativitetin dhe punën në ekip.

Zhvillohet në Universitetin e Elbasanit Java Ballkanike e Sportit në kuadër të projektit SHAPE

Prezantimi i projektit EduGame nga koordinatorja e projektit Prof.Dr. Elvira Fetahu / Presentation of the EduGame project by the project coordinator Prof.Dr. Elvira Fetahu

Në sesione informuese të zhvilluar me personelin akademik të universitetit, Prof. Fetahu, prezantoi Projektin EduGame në të cilën është pjesëmarrës edhe Universiteti i Elbasanit "Aleksandër Xhuvani", duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt bashkëpunimit të mësimdhënies dhe mësimnxënies.

In informative sessions held with the academic staff of the university, Prof. Fetahu presented the EduGame Project in which the University of Elbasan "Aleksandër Xhuvani" is part of the project, marking an important step towards cooperation in teaching and learning.

Prezantimi i projektit EduGame nga koordinatorja e projektit Prof.Dr. Elvira Fetahu / Presentation of the EduGame project by the project coordinator Prof.Dr. Elvira Fetahu

situs toto