Aktivitete në UE

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Aktivitete në UE ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Aktivitete ne UE, UnielAktivitete në UE

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Biblioteka ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Biblioteka ,Uniel Biblioteka

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Njoftime ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Njoftime ,UnielNjoftime

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Punësimi në UE ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Punësimi në UE ,UnielPunësimi në UE

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Kontakte ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Kontakte ,UnielKontakte

Me shume

Prof.dr. Elvira Fetahu në takimin me AKKSHI për Projektet e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit për vitin 2025

Ministria e Arsimit dhe e Sporteve, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit, organizuan një takim informues mbi Shpalljen e Thirrjeve për Projektet e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit për vitin 2025.

Rektorja e Universitetit të Elbasanit, Prof. Dr. Elvira Fetahu theksoi rëndësinë e projekteve të aplikuara dhe të fituara nga Universiteti i Elbasanit në përmirësimin e mjediseve të studimit dhe kërkimit, në digjitalizimin e bibliotekës, në laboratorët e avancuar, dhe përfshirjen e gjerë të personelit akademik në projekte kombëtare e ndërkombëtare, duke forcuar reputacionin shkencor dhe angazhimin për zhvillim të qëndrueshëm.

Prof.dr. Elvira Fetahu në takimin me AKKSHI për Projektet e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit për vitin 2025

Gjimnazistë të Medrese “Iliria”, Elbasan zhvillojnë një takim informues në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”

Zyra e Këshillimit të Karrierës dhe Alumnit në Universitetin e Elbasanit zhvilloi një takim informues me një grup gjimnazistësh të klasës së XI nga Medrese “Iliria” Elbasan.

Nxënësit u informuan nga Zyra e Karrierës në lidhje me programet e studimit që universiteti ofron në ciklet e studimit, mbi funksionet dhe shërbimet që zyra e karrierës ofron në mbështetje të studentëve, pjesëmarrjen në trajnime, intershipe, aktivitete socialkulturore që zhvillohen me klubet studentore, konferencat studentore, programin Erasmus+  etj.

Më shumë

Prof.dr. Skender Topi takim me Rektorin e Universitetit të Evropës Juglindore, Acad.Prof.dr. Abdylmenaf Bexheti

Mundësia e bashkëpunimit në fushën e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor, ishte tema kryesore e takimit të zhvilluar midis Prof.dr. Skender Topi dhe Rektorit të Universitetit të Evropës Juglindore (SEEU), Acad.Prof.dr. Abdylmenaf Bexheti.

Përgjatë takimit u theksua rëndësia e shkëmbimit të përvojave akademike midis dy institucioneve, si dhe hapja e programeve të përbashkëta për studime dhe kërkime shkencore.

Ky takim përfundoi me një angazhim të ndërsjellë, për vazhdimin e dialogut dhe bashkëpunimit konkret, me qëllim rritjen e cilësisë akademike dhe afrimin e institucioneve arsimore në rajon.

Prof.dr. Skender Topi takim me Rektorin e Universitetit të Evropës Juglindore, Acad.Prof.dr. Abdylmenaf Bexheti

Prof.dr. Skender Topi zhvilloi takim me rektorin dhe zëvendësrektorët e Universitetit të Foggias

Prof. dr. Skender Topi zhvilloi një takim frytdhënës me rektorin e Universitetit të Foggias, Lorenzo Lo Muzio, dhe dy zëvendësrektorët, Mariantonietta Fiore dhe Donatella Curtotti.

Ky takim shënoi një tjetër hap të rëndësishëm në kuadër të bashkëpunimit të hershëm dhe të suksesshëm midis dy institucioneve, që ka rezultuar në realizimin e projekteve të përbashkëta, shkëmbimin e personelit akademik e studentorë, si dhe rritjen e cilësisë dhe iniciativave në kërkimin shkencor.

Ky bashkëpunim pritet të sjellë përfitime të ndërsjella, duke promovuar shkëmbimet ndërinstitucionale dhe duke thelluar angazhimin e të dy universiteteve, për të avancuar në fushën e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor.

Prof.dr. Skender Topi zhvilloi takim me rektorin dhe zëvendësrektorët e Universitetit të Foggias

Rektorja e Universitetit të Elbasanit merr pjesë në takimin mbi Hartimin e Udhërrëfyesit të Shqipërisë për Lëndët e Para Kritike dhe Strategjike

Rektorja e Universitetit të Elbasanit, Prof.dr.Elvira Fetahu mori pjesë në takimin zhvilluar mbi hartimin e Udhërrëfyesit të Shqipërisë për Lëndët e Para Kritike dhe Strategjike (CRM/SRM), një nismë e Misionit të Ekspertëve TAIEX (Asistencë Teknike dhe Shkëmbim Informacioni), EIT Albania, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN), dhe mbështetjen e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Më shumë

Zhvillohet Trajnimi "cyber drill", nga ekspertët e Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike

Në Universitetin e Elbasanit "Aleksandër Xhuvani", u zhvillua një trajnim praktik të titulluar "cyber drill",nga ekspertët e Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike. Ky trajnim u ofroi studentëve të programit të studimit të Teknologji të Informacionit" mundësinë të përballen me skenarë realë të menaxhimit të incidenteve kibernetike.

Përmes këtij simulimi, studentët eksploruan sfidat e sigurisë kibernetike dhe përvetësuan teknika të avancuara për identifikimin dhe zgjidhjen e kërcënimeve.

Zhvillohet Trajnimi "cyber drill", nga ekspertët e Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike

situs toto