Gjimnazistë të Medrese “Iliria”, Elbasan zhvillojnë një takim informues në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”
Zyra e Këshillimit të Karrierës dhe Alumnit në Universitetin e Elbasanit zhvilloi një takim informues me një grup gjimnazistësh të klasës së XI nga Medrese “Iliria” Elbasan.
Nxënësit u informuan nga Zyra e Karrierës në lidhje me programet e studimit që universiteti ofron në ciklet e studimit, mbi funksionet dhe shërbimet që zyra e karrierës ofron në mbështetje të studentëve, pjesëmarrjen në trajnime, intershipe, aktivitete socialkulturore që zhvillohen me klubet studentore, konferencat studentore, programin Erasmus+ etj.
Në përmbyllje të aktivitetit, nxënësit vizituan ambientet e laboratorëve të kimisë dhe biologjisë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës.