Aktivitete në UE

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Aktivitete në UE ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Aktivitete ne UE, UnielAktivitete në UE

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Biblioteka ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Biblioteka ,Uniel Biblioteka

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Njoftime ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Njoftime ,UnielNjoftime

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Punësimi në UE ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Punësimi në UE ,UnielPunësimi në UE

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Kontakte ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Kontakte ,UnielKontakte

Me shume

Ambasadori i Vëndeve të Ulëta në Tiranë Sh.T Reinout Vos në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”

Ambasadori i Vëndeve të Ulëta në Tiranë Sh.T Reinout Vos, zhvilloi një vizitë në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, ku u mirëprit fillimisht nga Zëvendësrektorja e Universitetit Prof.Dr. Elvira Fetahu, e cila e prezantoi me historinë, kontributin dhe veprimtarinë e universitetit në vend, rajon dhe më gjerë, gjithashtu diskutuan mbi mundësitë e bashkëpunimit institucional në fushën e arsimit.

Më pas Z. Vos, zhvilloi një diskutim të hapur me studentë, pedagogë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, ku mundën të diskutojnë mbi procesin, rëndësinë dhe pritshmëritë e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, pa anashkaluar edhe vlerat e shtuara që Shqipëria do t’i sjellë vetë BE-së.  

Më shumë

Takim me përfaqësues nga media online Gogo.al në kuadër të projektit “Ne të Rinjtë”

Në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, u zhvillua një takim me studentët në bashkëpunim me përfaqësues nga media online Gogo.al , në kuadër të projektit “Ne të Rinjtë”.

Zëvendësrektorja e Universitetit, Prof. Elvira Fetahu në fjalën e saj përshëndetëse, theksoi rolin dhe rëndësinë e të rinjve si promotor të ndryshime në vend, për kontributin e universitetit në formimin e tyre si profesionistë të ardhshëm dhe si qytetar.

Qëllimi i projektit është të tregojë historitë dhe përvojat e të rinjve shqiptarë, të cilat u prezantuan për studentët përgjatë takimit , duke theksuar rrugëtimin e tyre, sfidat dhe arritjet në Shqipëri.

Takim me përfaqësues nga media online Gogo.al në kuadër të projektit “Ne të Rinjtë”

Ministria e Arsimit dhe Sportit, Znj. Ogerta Manastirliu në Universitetin e Elbasanit “ Aleksandër Xhuvani

Ministria e Arsimit dhe Sportit, Znj. Ogerta Manastirliu, monitoroi nga afër trajnimet që zhvillohen në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” nga personeli akademik.

Në vizitën e saj shoqëruar nga stafi drejtues i universitetit mundi të shkëmbente mendime e propozime me trajnuesit dhe mësuesit. Gjithashtu vlerësoi ambientet e universitetit të venë në dispozicion nga ana e universitetit për zhvillimin e këtyre trajnimeve dhe jo vetëm, duke i cilësuar si bashkëkohore.

Ministria e Arsimit dhe Sportit, Znj. Ogerta Manastirliu në Universitetin e Elbasanit “ Aleksandër Xhuvani

Universiteti i Elbasani organizon Kampionatin e Volejbollit midis Ekipeve të Klubit Studentor të Sportit, Këshillit Studentor dhe personelit administrativ të universitetit

Universiteti i Elbasanit "Aleksandër Xhuvani", organizoi në bashkëpunim me Këshillin Studentor dhe Klubin Studentor të Sportit kampionatin e volejbollit , i cili u zhvillua midis ekipeve të krijuara nga anëtarët e këtij klubi dhe personelit administrativ në Pallatin e Sportit “Tomorr Sinani”.

Ky aktivitet dhe shumë të tjera të inicuara nga Këshilli Studentor dhe Klubet Studentore të Universitetit të Elbasanit, kanë si synim të kontribuojnë në ndërtimin e një komuniteti të fortë dhe të bashkuar studentësh.

Universiteti i Elbasani organizon Kampionatin e Volejbollit midis Ekipeve të Klubit Studentor të Sportit, Këshillit Studentor dhe personelit administrativ të universitetit

Klubi Studentor i Sportit i Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, zhvillon aktivitet në bashkëpunim me AST Albania

Në përfundim të vitit akademik dhe për një nisje sa më të qetë të sezonit të provimeve, Klubi Studentor i Sportit në bashkëpunim me AST Albania,  realizoi disa aktivitete, përfshirë hiking dhe rafting, eksperienca të reja për studentët. Destinacionet e tyre ishin Funari, Ujëvara e Sotirës dhe Kanionet e Holtës.

Klubi Studentor i Sportit i Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, zhvillon aktivitet në bashkëpunim me AST Albania

Zhvillohet me sukses në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, Konferenca Ndërkombëtare Shkencore me titull “Evolucioni Gjuhësor në Epokën Digjitale: Impakti në Komunikim, Letërsi, Qytetërim e Mësimdhënie”

Në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, u zhvillua me sukses në kuadër të 30-vjetorit të hapjes së programit të studimit të Gjuhës Angleze, Konferenca Ndërkombëtare Shkencore me titull “Evolucioni Gjuhësor në Epokën Digjitale: Impakti në Komunikim, Letërsi, Qytetërim e Mësimdhënie”.

Kjo konferencë vjen si bashkëpunim i Departamentit të Gjuhëve të Huaja, pranë Fakultetit të Shkencave Humane, Rektoratit në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” dhe institucioneve të tjera të arsimit universitar dhe parauniversitar, brenda dhe jashtë vendit.

Më shumë

situs toto