Promovohet në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, libri i historianit Gjet Ndoj
Në mjediset e Universitetit të Elbasanit "Aleksandër Xhuvani", u promovua libri "Qeverisja e Shqipërisë gjatë Luftës së Dytë Botërore 1939-1944", me autor historianin Gjet Ndoj.
Në fjalën e tij përshëndetëse Zëvendësrektori i Universitetit të Elbasanit, Prof.as.dr. Peçi Naqellari, u shpreh mbi rëndësinë dhe vlerat që sjell ky libër në aspektin akademik, historik dhe shoqëror, duke e konsideruar një burim të mirë reference sidomos për studiuesit e Luftës së II Botërore dhe qeverisjes së Shqipërisë gjatë viteve 1939-1944. Gjitashtu ai theksoi se promovimi i librave të kësaj natyre me studime të mirëfillta, janë një vlerë për Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, të cilët kanë vazhdimisht mbështetjen e rektoratit dhe strukturave të UE-së.
Të pranishëm në këtë promovim ishin historianë, profesorë, personalitete si edhe dashamirës të librit, të cilët shprehën vlerësimet e tyre për librin dhe autorin, duke theksuar ndikimin e fuqishëm që ka në lexues dhe rëndësinë e temave të trajtuara.
Promovohet në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, libri i historianit Gjet Ndoj