Rektori i Universitetit të Elbasanit, Prof.dr. Skender Topi, merr pjesë në konferencën “AQUAE” në Romë
Universiteti i ‘Foro Italico’, Romë, zhvilloi në Bbliotekën Kombëtare Qendrore të Romës, Itali, konferencën “AQUAE: Një ujë, një shëndet, menaxhimi i qëndrueshëm i ujit mes ndryshimeve klimatike, rregulloreve dhe perspektivave të reja”.
Të pranishëm në këtë konferencë, ishin pjesëmarrës nga fusha akademike, përfaqësues nga pushteti vendor dhe lokalë, institucione të ndryshme të shëndetit dhe shkencës etj.
Në kumtesën e tij, Prof. Topi, u ndal në rëndësinë e rolit të arsimit dhe kërkimit në ruajtjen e pasurive thelbësore, misionin e universiteteve në transmetimin e dijes, si edhe në përgatitjen e qytetarëve të përgjegjshëm dhe të ndërgjegjshëm, të aftë për t'u përballur me sfidat globale me kompetencë dhe integritet .
Në kuadër të kësaj konference, Prof. Topi, zhvilloi një takim me Rektorin e Universitetit të ‘Foro Italico’, Prof. Attilio Parisi, ku bashkëndanë angazhimin e tyre për bashkëpunime të mëtejshme dhe të frytshme për të dy universitetet dhe komunitetet e tyre.